Moda
Ode ngjyrës mbretërore: Të kuqen, e dua të kuqen!
Pantone, kolosi amerikan i parashikimeve të trendëve në sferën e ngjyrave ka shpallur nuancën ngjyrës së kuqe Marsala ngjyrë të vitit.
Është e ngrohtë, tepër fine dhe uniseks, perfekte për versionin e ri të kostumeve (të cilën mund ta sjellë ajo, ai apo…. tri pika metaforike), transmeton Telegrafi.
E kuqja është ngjyrë nxitëse dhe kjo ndodh në nivele evolucionare-të nënvetëdijshme”, ka shpjeguar Leslie Harrington, drejtoreshë e shoqatës “The Color Association of The United States”.
Disa hulumtime kanë treguar edhe që femrat në të kuqe janë më tërheqëset për meshkujt, ndërsa e kuqja për shumëkënd është edhe simbol i dashurisë.
Në kuptim të veshjes, e kuqja nuk është për çdokënd. Mund ta veshin njerëzit me shumë vetëbesim.