☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.46 ▼7.71%
ARI 5,193 ▲1.76%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

OKB – Nimetz propozon pesë alternativa për emrin e Maqedonisë

Athina dhe Shkupi mund të jenë afër fundit të mosmarrëveshjes së tyre prej një çerek shekulli lidhur me emrin zyrtar të Maqedonisë.

I dërguari personal i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Matthew Nimetz, thuhet se u ka propozuar delegacioneve të të dy vendeve, gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Nju Jork, pesë alternativa për emrin.

Sipas medias maqedonase, që dje u citua nga ajo greke, emrat e propozuar janë të gjithë të paraprira nga termi “Maqedoni”.

Ato janë:

  1. Maqedonia e Re
  2. Maqedonia e Veriut
  3. Maqedonia e Epërme
  4. Maqedonia e Vardarit
  5. Maqedonia e Shkupit

Edhe pse Nimetz ka thënë se procesi është duke shkuar në drejtimin e duhur, negociuesi i Maqedonisë, Vasko Naumovski, i ka cilësuar propozimet e paraqitura nga ndërmjetësi i OKB-së si alternativa “larg një zgjidhjeje dinjitoze”.

Athina nuk dëshiron që fqinji i saj të ketë emrin Maqedoni për shkak të ekzistencës së një rajoni në Greqi me të njëjtin emër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.