☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.68 ▼0.89%
ARI 5,007 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,911 ▼ -1.8% ETH $2,327 ▼ -1.13% XRP $1.5200 ▼ -1.78% SOL $94.6800 ▼ -0.81%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.68 ▼0.89 % ARI 5,007 ▼0.03 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.68 ▼0.89 % ARI 5,007 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Opozita do ta kundërshtojë marrëveshjen me Serbinë, në Kuvend dhe jashtë tij

​Përfaqësues të subjekteve opozitare kanë vlerësuar se roli i Kuvendit të Kosovës përkitazi me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për sistemin e drejtësisë në veri do të jetë vetëm formal, pasi që organi më i lartë vendimmarrës vetëm se do t’i bëjë ‘amin’ dokumentit të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa.

Kuvendi i Kosoves
Kuvendi i Kosoves

Ata kanë paralajmëruar kundërshtimin e kësaj Marrëveshjeje si në Kuvend ashtu edhe në forume të tjera, duke mos përjashtuar as protestat e mundshme në shesh, shkruan sot Koha Ditore.

“Roli i Kuvendit do të jetë vetëm që t’i çojë përpara vendimet e dëmshme të kësaj Qeverie, të dakorduara në negociata. Të gjitha këto deklarata të qeveritarëve janë mashtrim i radhës dhe sigurisht se do t’i kundërshtojmë qoftë nëpërmjet Kuvendit, qoftë duke i përdorur mjetet e tjera ligjore dhe institucionale”, ka thënë deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu.

Ajo ka theksuar se nuk i beson deklaratave të dhëna nga zyrtarët shtetërorë se marrëveshja për drejtësinë dhe gjyqësorin në veri është në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ndërkaq, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka konsideruar se dialogu duhet të zhvillohet me parime dhe duke i vendosur kushte Serbisë.

Duke u ndërlidhur me rastin Jablanoviq, Kurti ka shpjeguar se betejat e VV-së në Kuvendin e Kosovës kombinohen edhe me protestat në shesh, ngase vetëm në këtë mënyrë përçohet zëri i qytetarëve te qeveritarët e papërgjegjshëm.

Lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore artikullin e plotë, ku flitet edhe për atë se kush thotë se Ligji i veçantë mbi “Trepçën” është më i nevojshëm se dialogu me Serbinë, për shqetësimin e AAK-së për nxitimin që të arrihet marrëveshja për drejtësinë, e për atë që thonë institucionet shtetërore thonë se marrëveshja krijon sistem unik të drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.