Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.31 ▲3.07%
ARI 4,738 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,885 ▼ -0.92% ETH $2,179 ▼ -2.92% XRP $1.3302 ▼ -3.2% SOL $81.9100 ▼ -3.45%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,738 ▼0.82 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.31 ▲3.07 % ARI 4,738 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Opozita e bashkuar paralajmëron “fillimin e protestave non-stop”

Opozita e bashkuar në Kosovë, e tre subjekteve, VV, AAK e Nisma, me gjithsej 31 deputetë në Kuvendin me 120 anëtarë, do të mbajë sot në shesh në Prishtinë një konferencë shtypi. Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar gjithashtu protesta të reja kundër qeverisë, kundër seancave parlamentare dhe kundër zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Ka paralajmërime se pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit të Kosovës do vendosen edhe tenda për protestuesit opozitarë në sheshe, ku paraditen e sotme ka nisur edhe shtimi i forcave policore.

Opozita e bashkuar, në përfundim të protestës së 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtit, ku sipas saj ishin mbi 100 mijë pjesëmarrës dhe sipas Policisë kosovare rreth 15 mijë, ka paralajmëruar protestë tjetër në 27 shkurt , nëse deri atëherë nuk dorëhiqet “qeveria që ka shkelur Kushtetutën me marrëveshjen për bashkësinë-asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe nuk shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare.

Opozita vijoi me protestë edhe në kohën që Kuvendi zhvillonte seancë plenare të premten e kaluar, me tre ndërprerje nga gazi lotsjellës i opozitës.

“Zgjedhjet mbahen në 10 qershor 2018”, të rregullta sipas Kushtetutës së Kosovës dhe nuk do ketë dorëheqje, ishte përgjigja e qeverisë në një konferencë shtypi pasditen e 17 shkurtit pas protestës së opozitës, ku u shpreh e palëkundur në punën e saj, “duke respektuar votuesin dhe ata që u kanë dhënë mandatin, që janë mbi 200 mijë votues të LDK-së dhe mbi 230 mijë të PDK-së dhe mijëra të tjerë të partive të tjera të koalicionit”.

Liderët e partive më të mëdha të koalicionit qeverisës i kanë bërë ftesa të përsëritura opozitës që të gjitha çështjet që e preokupojnë, që mund të jenë reale, t’i diskutojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.