Ekonomia

Opozita kërkon ulje të çmimit të energjisë, ERE: Duhet më shumë kohë

Opozita i kërkoi ERE-s uljen e cmimit të energjisë elektrike pasi sipas saj treguesit e kompanive të energjisë janë përmirësua. Por kreu i Entit thotë se ky vendim kërkon që kompanitë të vazhdojnë përmirësimin e treguesve.

“Rekomandohet të kalojë një kohë relativisht e pranueshme që të shohim këtë stabilitet. Në qoftë se do të vendosnim menjëherë, psh u përmirësuan arkëtimet dhe ne të influencojmë në çmim, do të krijonim çoroditje tek kompania dhe konsumatori”, tha Petrit Ahmeti.

“Dy vite mendoj janë mjaftueshëm për të marrë një vendim për ulje çmimi pasi çdo kohë që kalon është futje dore në xhepin e qytetarit”, tha Helidon Bushati deputet i PD.

“Nuk po themi fjalën e fundit, që kjo punë nuk mund të bëhet”, u përgjigj Ahmeti.

Nga 1 janari i vitit 2015, ERE unifikoi çmimin e energjisë në 9.5 lekë për kilovat nga dy nivele ku 300 kilovat orët e para paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli me 13.5 lekë. Sipas entit njësimi i cmimit ka eleminuar abuzimet dhe ka ulur kosumin e energjise pa limit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button