Kosova
Opozita nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj
Liderët e tri partive opozitare në Kosovë thanë pas takimit me presidenten Atifete Jahjaga se nuk tërhiqen nga veprimet e tyre derisa qeveria të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se i kanë kërkuar Jahjagës që të kërkojë mosmbajtjen e seancave pa pajtim gjithëpartiak për gjetjen e një zgjidhjeje.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se çdo thirrje e seancës së ardhshme pa marrëveshje nënkupton thirrje për përshkallëzim të situatës.
Ndërsa Fatmir Limaj nga Nisma tha se është e padrejtë që prokuroria dhe policia po përndjekin deputetët dhe aktivistët enopozitës.