Kosova

Opozita proteston më 18 prill

Paritë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë vendosur që sërish t’u kthehen rrugëve për të shprehur pakënaqësitë me Qeverinë.Ato kanë njoftuar se me 18 prill sërish do të dalin në rrugë për të protestuar kundër “kapjes së shtetit”.

opozita-proteston-m-euml-18-prill_hdNë një konferencë për media, kanë konfirmuar se do të ketë protestë të shtunën, më 18 prill.

“Protestat janë e vetmja zgjidhje për këtë shtet”, u ka thënë mediave Deputeti i VV-së Glauk Konjufca, pas një takimi të opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.

“Ftojmë policinë që të mos jetë e dhunshme. Por, nëse policia provokon, atëherë qytetarit nuk mund t’i mbyllet syri ndaj pushtetit dhe të thuhet se protesta do të jetë paqësore”.

Shefja e Grupit Parlamentar të AA-’së, Donika Kadaj-Bujupi, ndërkaq, ka thënë se Qeveria duhet të kërkojë falje për gjendjen në të cilën gjendet vendi, ose të shkojë në shtëpi.

“Zhvillimet e deritanishme dhe gjendja në Kosovë na ka detyruar neve si opozitë që të bashkohemi edhe një herë për këtë protestë gjithëpopullore. I ftojmë qytetaret që të na bashkohen”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button