☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Organizata terroriste ​”Brigada e Veriut” me video kërcënuese për Kosovën: Na pritni se po vijmë!

Organizata “Brigada e Veriut” (Severna Brigada), e shpallur terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka publikuar një video me mesazhe kërcënuese ndaj Kosovës.

Në të shfaqen persona të armatosur, ndërsa njëri prej tyre thotë se ndodhet në një “fushëbetejë” dhe se po përgatiten për të ardhur në Kosovë.

Videoja, e publikuar në profilin e “Severna Brigada” në Facebook, përmban mesazhe të drejtpërdrejta kërcënuese dhe pretendime për përgatitje për ardhje në Kosovë, ndërsa në të përdoret edhe narrativë nacionaliste serbe dhe përmendet lidhja mes Rusisë dhe Serbisë, transmeton KosovaPress.

Në video, njëri prej personave, i cili thotë se ndodhet në një “fushëbetejë”, paralajmëron se po përgatiten për të ardhur në Kosovë, duke përdorur gjuhë nacionaliste dhe kërcënuese.

“Së pari t’a përshëndes shpirtin tim, Manjën, e përqafon vëllai… Ne jemi këtu për momentin, punojmë, punojmë edhe unë edhe vëllai im Rus. Zdravo! Përshëndetje të madhe. Të gjithëve përshëndetje të mëdha nga ne. Po përgatitemi për Kosovën e shenjtë. Të shohim pastaj se çfarë do të ndodhë, kur të vijmë atje nga kjo fushëbetejë. Siç thotë njëri, gjithçka do të jetë Rusi, vetëm Kosova Serbi. Na pritni, së shpejti po vijmë. Atëherë do të shohim kush jeni ju e kush jemi ne. Ju do vëllai”, ka thënë ai në mesazhin kërcënues.

Në një moment të videos, personi tjetër shprehet në gjuhën ruse, që në shqip përkthehet: “Tung. Përshëndetje e madhe.”

“Severna Brigada” (Brigada e Veriut) është shpallur organizatë terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës më 29 qershor 2023. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.