🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.38 ▼2.25%
ARI 4,998 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,440 ▲ +0.13% ETH $2,341 ▲ +1.26% XRP $1.5370 ▼ -0.01% SOL $95.1400 ▲ +1.35%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.38 ▼2.25 % ARI 4,998 ▼0.21 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.38 ▼2.25 % ARI 4,998 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

OSBE: Në pronat e uzurpuara të serbeve 95 % shqiptarë, veriu s’përmendet

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar raportin “Shqyrtimi i rasteve të ri-uzurpimit të paligjshëm në Kosovë”, në të cilin janë shqyrtuar rastet e ri-uzurpimit të pronave që janë paraqitur në Agjencinë Kosovarë të Pronës (AKP).

osbe-n-euml-pronat-e-uzurpuara-t-euml-serbeve-95-shqiptar-euml-veriu-s-rsquo-p-euml-rmendet_hdSipas të dhënave të këtij raporti, në të cilën janë të përfshira vetëm rastet e paraqitura në AKP dhe jo rastet e ri-uzurpimeve që kanë ndodhur në veri të Kosovës, 95 për qind e ri-uzurpimeve janë bërë nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar që kanë ri-uzurpuar prona të serbëve.

“Mes viteve 2008 dhe 2013, AKP-ja referoi në prokurori gjithsej 326 raste të ri-uzurpimit të paligjshëm nën administrimin e saj. OSBE-ja e pranoi këtë listë të rasteve nga AKP-ja dhe i përcolli rastet përgjatë fazave të ndryshme të procedurës penale pranë zyrave të prokurorisë dhe gjykatave. Më shumë se 95 për qind e tyre përfshinë pronë me pronësi të komunitetit serb të Kosovës, që ishin ri-uzurpuar paligjshëm nga pjesëtarët e komunitetit shqiptarë të Kosovës”, thuhet në këtë raport.

Në prezantim të këtij raporti ka marr pjesë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili raportin e ka cilësuar si real dhe ka thënë se për zvogëlim të rasteve të ri-uzurpimit duhet një koordinim më i mirë institucional.

“Rastet e ri-uzurpimit të pronave që kanë qenë nën administrimin e AKP-së dhe kjo agjenci ka ngritur kallëzime penale në prokurori, janë kryesisht të natyrës ndëretnike, dhe duhet ta pranojmë faktin se pronarët e pronave kanë qenë serb dhe shumica e ri-uzurpuesve kanë qenë shqiptarë”, ka thënë ai, raporton Koha.net. “Raporti gjen disa shqetësime në zbatimin e dëbimeve nga ana e institucioneve të Kosovës, në këtë drejtim, një koordinim më i mirë i institucioneve përkatëse ekzekutive, por me një fokus më të madh edhe në seriozitetin e këtyre rasteve nga ana e gjykatave me siguri që do të qonte në zbatim dukshëm më të mirë për dëbimin e ri–uzurpuesve të paligjshëm dhe uljen e këtyre rasteve në të ardhmen”, ka shtuar Kuçi.

Samuel Zbogar, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka thënë se rezultatet e raportit zbardhin një problematikë dhe tregon se çka duhet të bëhet për veprimet e mëtejme.

“Kosova natyrisht kërkon një të ardhme prosperuese dhe nëse çështja e ri-uzurpimit të pronave nuk është e zgjidhur kjo duhet të kërkojë vëmendje në sistemin gjyqësor të Kosovës. Nëse gjyqësori nuk funksionon dhe nëse vendimet e gjyqësorit nuk zbatohen atëherë kjo do ta pengojë aspiratën evropiane të Kosovës”, ka thënë Zhbogar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.