Ekonomia

OSHEE dorëzon aplikimin në ERE, nuk kërkon rritje të çmimit të energjisë për 2016

aOperatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) për herë të parë pas pesë vitesh nuk do të kërkojë rritjen e çmimeve të energjisë për vitin 2016. Burimet nga OSHE bënë me dijë se është plotësuar detyrimi ligjor për rishikimin e tarifave në ERE, por nuk është kërkuar ndryshim çmimi për 2016. Burimet në OSHE pohuan se, shpenzimet për vitin që vjen do të vijojnë të përballohen me rritjen e arkëtimeve nga faturimet dhe duke eliminuar humbjet në rrjet. OSHEE njofton se në fund të muajit gusht humbjet ulen në nivel rekord ndërsa vazhdon ritmi pozitiv i arkëtimeve.

Arkëtimet këtë muaj arritën në 5,12 miliardë lekë. Për efekt krahasimor me të njëjtin muaj të vitit 2014 janë 1,69 miliard lekë më shumë ndërsa krahasuar me Gushtin e vitit 2013 rezulton të jenë arkëtuar 1,81 miliard lekë më shumë. Në total, si 8-mujor, arkëtimet arritën në vlerën e 44,4 miliardë lekë, thënë ndryshe 14,6 miliardë më tepër se periudha Janar-Gusht 2014 (49% rritje), dhe 19 miliardë më shumë se 2013-a (75% rritje). Nga ana tjetër, humbjet në rrjet vijojnë reduktimin në sajë të vendosmërisë së kompanisë për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike. Në gusht 2015, humbjet zbritën në nivelin 29.3%. Krahasuar me Gusht 2014 kemi 7.1 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 9.2% më pak humbje. Humbjet në total si 8-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31.72 %, nga 39.4 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, 44.3% të regjistruara në 8-mujorin e parë 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button