Ekonomia
OSHEE: Importet e energjisë për 2015 kushtuan 88 milionë euro
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) shpenzoi për importet e energjisë 88 milionë euro gjatë këtij viti, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe nga të dhënat e kompanisë OSSHE.
Vlera mujore e importit llogaritet në rreth 7 milionë euro. Shpenzimet më të larta për importe u shënuan në muajt janar dhe shkurt përkatësisht me 11.6 dhe 10.1 milionë euro, ndërsa vlerat më ulta në muajt maj dhe qershor respektivisht, me 3.8 dhe 4.7 milionë euro.
Modeli aktual i tregut të energjisë e detyron OSHEE të importojë nga jashtë energji për të mbuluar humbjet e energjisë në rrjet. Por duke qenë se niveli i tyre është reduktuar ndjeshëm kjo sjellë ka edhe uljen e shpenzimeve të OSHEE për import. Të dhënat e fundit tregojnë se në gjatë periudhës 11-mujore, humbjet regjistruan nivelin e 30.9%, me reduktim në masën 6.8% në raport me 2014-n (37.8%) dhe 13.1% me 2013-n (44.1%).
OSHEE i ka përballuar importet e energjisë me fondet e veta, duke lënë të paprekur kontigjencën në buxhet prej 3 miliardë lekësh të këtij viti. Si 11-mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekëve një rritje 39% se 11-mujori i vitit 2014.
Vetëm nga reduktimi i humbjeve në rrjet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka kursyer 54 milionë euro në periudhën janar-tetor 2015, në raport me një vit më parë. Nga të dhënat e OSHEE, 38 milionë euro janë si efekt i uljes fizike te humbjeve dhe 9 milionë euro janë kursyer nga çmimi më i ulët ne bursa i krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit 2014 dhe 7 milionë si efekt i zbatimit te marrëveshjes midis KESH – OSHEE.