☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,586 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,544 ▲ +0.06% ETH $2,059 ▲ +0.59% XRP $1.3216 ▼ -2.49% SOL $83.3500 ▼ -0.32%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,586 ▲0.61 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,586 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Linjë e re 35 kV Bistrica 2-Sarandë; investim prej 200 mijë USD

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, vijon investimet duke patur në fokus zonat bregdetare, me synim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për zonat turistike, përfshi edhe ato rurale, ndihmë kjo për zhvillimin e agroturizmit.

Në këtë kuadër, prej disa ditësh ka nisur investimi i radhës, ai i rikonstruksionit të linjës 35 kV Bistrica2-Sarandë, me vlerë rreth 200 mijë dollarë me fondet e kompanisë. Kjo linjë është ndërtuar në vitet ’70-të, dhe nuk garantonte më sigurinë e furnizimit me energji për zonën.

Punimet në këtë linjë filluan në mesin e muajit prill deri në datën 5 qershor, për t’u ndërprerë më pas me nisjen e sezonit turistik. Investimi rinisi në tetor dhe pritet të përfundojë në ditët e para të nëntorit. Drejtuesit e projektit sqarojnë se, punimet kanë ecur me ritme më të shpejta, dhe pritet të përfundojnë brendamuajit.

Investimi parashikon vendosjen e përcjellësve të rinj, me gjatësi 13 km, dhe ky proces tashmë ka përfunduar në 11 km linjë. Gjithashtu, janë vendosur 7 shtylla të reja metalike në këtë aks.

Linja e re 35 kV konsiderohet e rëndësisë së veçantë, pasi garanton dhe furnizon me cilësi të lartë banorët e zonave përreth. Për shkak të kapacitetit të tij prej 35 kV, gjatë zhvillimit të investimit, OSHEE është e detyruar të stakojë linjën e furnizimit në zona ku shtrihet kjo linjë nga ora 08:00 deri në 16:00.

Theksojmë se ditëve të shtuna oraret e stakimeve janë të reduktuara (deri në 12.00), ndërsa të dielave nuk kryhen punime.

Për shkak të pozicionit të linjës dhe pamundësisë për të dhënë energji nga linja të tjera gjatë punimeve stakohet i gjithë rrjeti dhe zonat që preken janë: Borsh, Lukovë, Bërdenesh, Bashkia Sarandë, Çukë, Metoq, Gjashtë, Shelegar, Bregas, Vrion, Vromero, Coraj, Ftere, Piqeras, Sasaj, Krekëz, Shënvasil dhe Nivic.

OSHEE sqaron se banorët janë njoftuar më herët në lidhje me stakimet dhe se kërkon ndaj tyre mirëkuptim për kufizimet, të cilat vijnë prej investimit që rrit ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.