☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.87 ▲0.48%
ARI 4,724 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,084 ▲ +2.2% ETH $2,103 ▲ +4.12% XRP $1.3408 ▲ +1.49% SOL $83.1100 ▲ +0.95%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.87 ▲0.48 % ARI 4,724 ▲0.97 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.87 ▲0.48 % ARI 4,724 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Pagesat me këste për biznesin, kriteret dhe pagesat

pagesaNë total janë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj OSHEE nga subjekte private, me vlerë rreth 14 miliardë lekë, ku afro 85 mijë kontrata janë të subjekteve që furnizohen në linjën Tension i Ulët. Deri tani, kur nisi procesi më 2 mars, bizneset kanë lidhur marrëveshje të pagesës me këste në OSHEE për 8000 kontrata, me vlerë 600 milionë lekë të paguara.

Kategoritë
Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 35kv – 6 kv

Këto janë biznese të sektorit industri dhe detyrimin duhet ta paguajnë deri me 6 këste të barabarta. Ky proces duhet të mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2015.
Me ligjin e ri, që pritet të miratohet në Kuvend, kjo kategori biznesi nuk do të furnizohet nga OSHEE pas kësaj date (parimi i liberalizimit të tregut për klientët e kualifikuar).

Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 20/10/6 kv

Këto janë biznese të mëdha, (kryesisht si atë që ndodhen përreth autostradës Tiranë-Durrës). Këstet e pagesës së detyrimeve janë deri në 12 muaj (këst për muaj në shuma të barabarta). Bizneseve u jepet afat t’i likujdojnë me këste detyrimet, brenda periudhës, të ndarë, si: bizneset që furnizohen në linjat 20/10 kv brenda 31 dhjetor 2016; bizneset që furnizohen në linjat 6 kv brenda datës 31 dhjetor 2017.

Bizneset që furnizohen në Tension të Ulët

Janë kategoria e bizneseve të tjera, shërbim dhe prodhim, me 12 këste. Objektet e kultit, me 12 këste. Serat dhe Pompa Uji Vaditëse, me 24 këste *një këst për muaj

Kriteret

Më qellim që të përftohet nga skema e mësipërme subjektet duhet të paraqesin pranë sportelit:

Personat Fizike

Në rast së nuk paraqitet mbajtësi i kontratës, duhet autorizim me shkrim për hyrjen në AKM (aktëmarrëveshje). Kartë ID e Mbajtësit të Kontratës. Kartë ID e personit të Autorizuar. Ekstraktin e QKR që vërteton llojin e aktivitetit sa më lart. Kopje e kontratës së pikes së lidhjes për vërtetimin e mënyrës së lidhjes

Shoqërite me Kapital (Shpk dhe SHA)

Autorizimn nga aksioneri i vetëm ose administratori i Shoqërisë për hyrjen në AKM. Karta ID e aksionerit ose Administratorit sipas Autorizimit. Karta ID e personit që do të lidhë AKM. Ekstrakti i QKR që që verteton llojin e aktivitetit sipas produkteve këtu më lart. Printout në System Blling i llojit të Biznesit (kodi i Tarifës). Kopje e kontrates së pikës së lidhjes për vërtetimin e mënyrës së lidhjes.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.