Ekonomia

OSHEE: për tarifat e enegjisë për bizneset jemi orientuar nga ERE, kemi ngritur grup pune për të zgjidhur problemin

bKontraditat e ERE me vendimet që futi në telashe bizneset. OSHEE kemi zbatuar rregulloren e Entit Rregullator të Energjisë…Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar lidhur me faturimin e bizneseve në tension të ulët me 11 lekë kWh dhe jo të mesëm me 11 lekë kWh, çka u ka shkaktuar ndërmarrjeve rritje të tarifës së energjisë me 27%.  Sipas një njoftimi të OSHEE procedurat e ndjekura deri më tani për faturimin e biznesit sipas pikës së matjes janë bërë konform rregullave të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE).

“OSHEE është njohur me problemin në fjalë prej ankesave të shumta të ardhura nga bizneset, situatë kjo e krijuar kohë më parë dhe e mbartur në vite. Çështja qëndron në faktin se, ka një kategori biznesesh që furnizohet në tension të mesëm, por sistemin e matjes (pra aty ky lexohet sahati i konsumit të energjisë) e ka në tension të ulët.
Kjo sjell për pasojë diferenca në çmim, pasi matja në TU kushton 14 lekë/ kWh, kurse matja në TM kushton 11 lekë/kWh.

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, OSHEE i ka dërguar një letër ERE më datë 26 maj 2014, ku i kërkon interpretim lidhur me: “cilat janë referencat për përcaktimin e çmimit të abonentëve jofamiljarë, miratimi i pikës së lidhjes (TU/TM) apo ku është instaluar matja (TU/TM)”.

Më datë 24 korrik 2014, ERE kthen përgjigje duke thënë se, “…tarifat do të reflektojnë sasinë e energjisë në nivelin e tensionit që maten, ashtu siç është përcaktuar dhe në dispozitat II.7.3 dhe III.3 të ‘Kodit të Matjes’”. (shkresa bashkwlidhur). Gjithashtu, në shkresën e ERE-s, për të cilën mediat janë bazuar për të bërë shkrimin, ka një paqartësi në pikën e fundit të kërkesës drejtuar OSHEE.

Nga ana e saj, OSHEE ka kryer disa takime me shoqatash biznesesh për të gjendur një zgjidhje, e cila në fakt duhet të vijë nga ERE, si enti që përcakton rregullat. Bazuar në kontratën e furnizimit, Kodi i Matjes përkufizon se pika e lidhjes është vendi fizik ku realizohet lidhja e përdoruesit/konsumatorit me sistemin e shpërndarjes dhe ku është realizuar pika e lidhjes dhe ku sistemi i matjes plotëson të gjitha kushtet teknike dhe të saktësisë sipas këtij Kodi.

OSHEE sqaron se pajisjet e sistemit të matjes duhet të jenë të instaluara në çdo matje (kur matja kryhet në TM) të sigurt dhe të vendosura në ambiente të veçanta apo në vende ku mund të lexohen qartë dhe lehtësisht të kontrollueshëm nga përfaqësues të autorizuar nga Furnizuesi. Për të kaluar në tarifën e TM, në takime, bizneseve u është rekomanduar realizimin e spostimit të sistemit të matjes nga tensioni i ulët në tensionin e mesëm, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat teknike të OSHEE, kodit të matjes, kodit të shpërndarjes dhe rregullores së pikës së lidhjes, tw miratuara nga ERE.

Deri më tani, OSHEE ka miratuar, pas aplikimit të bërë nga bizneset privatë, spostimin e matjes nga Tensioni i Ulët (TU) në Tension të Madh (TM), për rreth 153 kontrata jofamiljare, nga të cilët 149 e kanë bërë fakt (spostuar). Gjithsesi, në OSHEE është ngritur një grup pune, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi të mbartuar në vite!”, përfundon njoftimi i OSHEE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button