Ekonomia

OSHEE: Projekti i matësve inteligjente, qytetarët paguajnë vetëm atë që konsumojnë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, bëri të ditur të premten se plani i reformimit radikal të kësaj kompanie dhe projekti i matësve inteligjente, do të bëjë realitet dëshirën e shqiptarëve që të paguajnë vetëm atë që konsumojnë.

matesi-i-energjise-elektrike-e1421926066552OSHEE reagoi me një deklarate për shtyp ndaj akuzave të Partisë Demokratike. Më herët drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, pranë PD-së, Suzana Guxholli, tha se matësat inteligjentë kërkojnë shumë investime, rezultojnë me kosto të mëdha, janë të manipulueshëm e të dëmshëm për shëndetin.

“Përpjekja e PD-së për të nxitur pakënaqësinë e qytetarëve, po shoqërohet edhe me përpjekjen për të penguar investimet e domosdoshme për rrjetin e shpërndarjes e për shërbimin ndaj klientit. Kurajoja e atyre që e shkatërruan kompaninë dhe e zhytën në 1 miliardë dollarë borxhe, për të akuzuar e shpifur sot ndaj kompanisë është kriminale”, thuhet në deklaratë.
Ne, vijon deklarta, prisnim që PD ta përshëndeste hapin e afrimit të grupit të madh gjerman Deutsche Telekom me OSHEE-në.

“OSSHE nuk do t’ua shesë shqiptarëve matësat inteligjente, po do t’i ketë në pronën e saj dhe financimi i këtij operacioni madhor do të mbulohet nga të ardhurat që OSHEE do të përfitojë prej uljes së pritshme të humbjeve të mëdha, si rezultat i suksesit të matësve inteligjente”, theksohet në deklaratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button