OST kërkon dyfishim të tarifave të transmetimit të energjisë për 2017
Operatori i Transmetimit të Energjisë OST ka kërkuar dyfishim të tarifës për periudhën 31 mars -31 dhjetor 2017. Tarifa e kërkuar është 1.17 lekë për kilovatorë nga 0.65 lekë që është aktualisht.
Sipas shpjegimeve që vetë OST ka dhënë, rritja e tarifës kërkohet për të realizuar rreth 7,6 miliardë lekë të ardhura që duhen për të mbuluar shpenzimet e aktivitetit. OST thotë se këtë vit vetëm pagesat për anëtarësim në organizata europianë dhe rajonale kushtojnë mbi 500 mijë euro.
Nga te ardhurat 7,6 miliardë lekë, rreth 1.8 miliardë lekë llogariten te shpenzohen për të mbuluar kostot e amortizimit të rrjetit.
Më tej kostot e personelit llogariten 1 ,2 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë te tjera llogariten si kosto operacionale ku futet edhe blerja humbjeve në sistemin e shpërndarjes.
OST sqaron se 470 milionë lekë janë kosto tatimore. OST llogarit se të ardhurat nga alokimi i kapaciteteve këtë vit të jenë 1.2 miliardë lekë, ndaj tarifa e synuar për të mbuluar shpenzimet që nevojiten për këtë duhet te jete 1.7 lekë për kilovatorë.
OST në kërkesën drejtuar ERE ka shpjeguar se gjatë periudhës 2012-2015 si dhe gjatë vitit 2016 OST nuk ka arritur të arkëtojë të gjithë të ardhurat e lejuara nga kjo tarifë. Kjo situatë ka rënduar gjendjen financiare të kompanisë duke e bërë të pamundur shlyerjen e detyrimeve të saj.
Gjatë vitit 2015 kanë pasur një përmirësim në arkëtimet energjisë, por gjithësi në fund të vitit shuma totale që OSHEE i detyrohet OST është 8.3 miliardë lekë. Deri në fund të muajit nëntor të vitit 2016 OSHEE ka vijuar të shlyejë në një përqindje rreth 92% të faturës aktuale të energjisë elektrike.
Për vitin aktual synon ka përllogaritur koston totale duke përfshirë kostot e operimit, kostot e kapitalit dhe taksat. Të gjitha këto kosto kërkojnë një tarifë 1.17 lekë për kilovatorë