☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,362 ▼1.77%
DOW 45,092 ▼1.89%
NASDAQ 20,936 ▼2.2%
NAFTA 100.40 ▲6.27%
ARI 4,540 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,976 ▼ -3.91% ETH $1,991 ▼ -3% XRP $1.3252 ▼ -1.88% SOL $82.6800 ▼ -3.58%
S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 % S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

“Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes”, deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon biznesmeni

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi emri i tij u përmend në sallën e gjyqit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Ishte i akuzuari Granit Plava ai i cili tha se Naim Murseli i kishte pohuar se Behgjet Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes, dhe se nëse merrte përsipër të gjithë aktin, do ta nxirrnin nga burgu për pak vite, falë pushtetit që kishin.

Pacolli e mohon se ka pasur dijeni për ngjarjen e rëndë, ndërsa shkruan se deri tani ka heshtur jo nga frika, por nga dinjiteti dhe se nuk ka dashur që të bjerë në nivelin e atyre që “pasi i ushqen, të helmojnë”.

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi. Emri im nuk është strehë për askënd që përpiqet të fshehë të vërtetën pas emrit të tjetrit”, shprehet ai ndër të tjera.

“Njerëzit më të rrezikshëm nuk janë gjithmonë ata që bota i njeh si të këqij; shpesh janë ata që i ke ndihmuar më së shumti, e që, sapo ua ndal dorën, kthehen kundër teje me helm, përgojim dhe pabesi.

Ata harrojnë të mirat që kanë marrë, harrojnë dorën që i ka mbajtur dhe fjalën që i ka mbrojtur. Dhe kur nuk munden më ta mbajnë peshën e zgjedhjeve të veta, kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra që nuk u përkasin më jetës së tyre. Kjo nuk është forcë. Kjo është varfëri karakteri.

Po e them qartë: jam distancuar prej kohësh nga çdo njeri dhe nga çdo rrugë që nuk më përfaqëson. Ndihma që i kam dhënë dikujt dikur ka qenë njerëzore, por zgjedhjet që ai ka bërë më pas i përkasin vetëm atij. Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi. Emri im nuk është strehë për askënd që përpiqet të fshehë të vërtetën pas emrit të tjetrit. Kam heshtur nga dinjiteti, jo nga frika. Por heshtja ime nuk është dobësi. Është refuzim për të rënë në nivelin e atyre që, pasi ushqehen nga mirësia, e kthejnë atë në helm.

Dhe në fund, njeriu nuk bëhet i lig nga mungesa e përkrahjes; ai thjesht tregon atë që ka qenë brenda tij gjatë gjithë kohës”, shkruan ai.

The post “Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes”, deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon biznesmeni appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.