Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,243 ▼ -3.48% ETH $1,990 ▼ -3.1% XRP $1.3296 ▼ -2.47% SOL $82.6300 ▼ -4.15%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pagat dhe shpërblimet e bankiereve do të kontrollohen nga Banka e Shqipërisë

Këshilli i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë në një mbledhje të fundit ka ndryshuar Rregulloren për mjaftueshmerinë e kapitalit. Ndryshimet e reja marrin në konsideratë raportime te  hollësishme të bankave në lidhje me shpenzimet që bëjnë për pagat dhe bonuset.

Sipas rregullores së re bankat do të japin informacion përmbledhës mbi mënyrën se si subjektet e grupit bankar lidhin përformancën me nivelin e pagave dhe shpërblimeve, që përfshin:

1-Matësit kryesorë të performancës për subjektet përbërëse të grupit, për linjat kryesore të biznesit dhe për punonjësit;

2- Masën (në %) e shpërblimit individual që varet nga performanca e përgjithshme e subjekteve të grupit bankar dhe performanca individuale e çdo punonjësi;

Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka përcaktuar  masat që ndërmerren për të përshtatur politikat e shpërblimit, në rastet e performancës financiare negative.

Bankat do të raportojnë informacion përmbledhës mbi mënyrën se si lidhen objektivat dhe performanca në periudhën afatgjatë, me nivelin e pagave dhe shpërblimeve.

Gjithashtu do të raportojnë informacion mbi format e ndryshme të elementit të ndryshueshëm të shpërblimit që përdoren dhe arsyen e përdorimit të tyre dhe një përshkrim nëse ky element i ndryshueshëm i shpërblimit ndryshon për punonjës apo grup punonjësish të caktuar, një përshkrim të faktorëve që përcaktojnë kombinimin e shpërblimit të ndryshueshëm dhe rëndësinë e secilit prej tyre.

Me këtë rregullore bankat janë të detyruara të raportojnë numrin e takimeve të mbajtura nga struktura përgjegjëse për përcaktimin e pagave dhe shpërblimeve gjatë vitit financiar dhe nivelin i pagesës së anëtarëve të kësaj strukture.

Shumat vjetore të agreguara të pagesave dhe shpërblimeve për këshillin drejtues ose organet

drejtuese dhe drejtuesit ekzekutivë si dhe format e shpërblimit të tyre, duke argumentuar dhe shpjeguar përputhshmërinë e këtyre pagesave me politikat e administrimit të rrezikut, profilin e rrezikut të përcaktuar sipas objektivave afatgjatë të grupit bankar.

Bankat duhet bëjnë një përshkrim të qëllimit të politikave të shpërblimit të grupit bankar (për shembull sipas linjave të biznesit) dhe  një përshkrim për kategorinë e punonjësve që ndërmarrin rrezik në detyrat që kryejnë, si dhe drejtuesit ekzekutivë, duke përfshirë dhe numrin e punonjësve në secilin grup.

Informacion kërkohet edhe në në lidhje me hartimin dhe strukturimin e procesit të përcaktimit të pagave dhe shpërblimeve që përfshin

  1. i) objektivat e politikave të shpërblimit;
  1. ii) rishikimin e politikave të shpërblimit gjatë vitit të kaluar (nëse ka), shoqëruar me një përshkrim të ndryshimeve që janë bërë;

iii) procedurën e ndjekur nga subjektet e grupit bankar për të siguruar se politikat e shpërblimit të punonjësve që ndërmarrin rrezik në detyrat që kryejnë, dallojnë nga pjesa tjetër e punonjësve të grupit.

(c) informacion përmbledhës mbi procedurat e subjekteve të grupit bankar për vlerësimin e ndikimit të rrezikut aktual dhe rrezikut ex-ante në përcaktimin e pagave dhe shpërblimeve, që përfshin:

  1. i) rreziqet që subjektet marrin në konsideratë gjatë procesit të zbatimit të masës së shpërblimit;
  1. ii) masat kryesore të përdorura për të vlerësuar rreziqet, përfshirë këtu dhe rreziqet e vështira për t’u matur, si dhe ndikimin e tyre në politikat e pagave dhe shpërblimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.