☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pagat e gushtit të bllokuara/ Prokurorët bëhen bashkë: Çështja do të ndiqet me instrumente ligjore

Pas mbledhjes urgjente të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme për situatën e krijuar nga bllokimi i pagave në sistemin e drejtësisë, është bërë publik edhe qëndrimi zyrtar i institucioneve dhe përfaqësuesve të pranishëm.

Mbledhja u thirr nga Prokurori i Përgjithshëm dhe në të morën pjesë drejtues të prokurorive, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Shoqatës së Prokurorëve.

Në fokus të diskutimeve ishte situata e krijuar pas bllokimit të ekzekutimit të pagesave për pagat e muajit gusht 2026 për magjistratët dhe punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë takimit u analizua situata dhe u diskutua nevoja për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve, si dhe për sigurimin e funksionimit normal të institucioneve të drejtësisë.

Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se ngërçi kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar standardin kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në të njëjtën kohë, është theksuar nevoja për të garantuar vijimësinë normale të institucioneve dhe respektimin e të drejtave të magjistratëve dhe punonjësve të administratës.

Në përfundim të mbledhjes, palët kanë rënë dakord që çështja të vijojë të trajtohet përmes instrumenteve ligjore, me synim garantimin e pavarësisë, funksionimit normal dhe qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë.

Qëndrimi vjen në një kohë kur bllokimi i pagave të muajit gusht ka krijuar një situatë të pazakontë për magjistratët dhe administratën e institucioneve të drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.