☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,754 ▲0.53%
DOW 52,760 ▲0.5%
NASDAQ 26,690 ▲1%
NAFTA 97.68 ▼0.14%
ARI 4,144 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,581 ▲ +2.43% ETH $2,498 ▲ +2.5% XRP $1.3877 ▲ +4.65% SOL $108.3200 ▲ +2.26%
S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 % S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Paketa e Maleve po tjetërson pronat në Sarandë, Ervin Demo i përgjigjet akuzave

Këtë të enjte, pas mbledhjes së qeverisë, për gazetarët ka folur edhe Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor, Ervin Demo.Demo është pyetur nga gazetarët për disa deklarata lidhur me Paketën e Maleve, mbi të cilat janë hedhur akuza nga deputetja demokrate Ina Zhupa, se sipas saj kjo paketë po përdoret për tjetërsimin e pronave.

Pyetje: Zoti ministër, do të ndalesha te kjo e fundit, tek Paketa e Maleve, pasi ka pasur një akuzë së fundmi nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa lidhur me strategjinë apo Paketën e Maleve në Sarandë, pasi sipas saj Saranda është qytet bregdetar dhe nuk mund të gjejë përdorim Paketa e Maleve apo kjo strategji, pasi edhe në këtë rast po përdoret, sipas saj, për tjetërsimin dhe privatizimin e tokave shtetërore, pra grabitjen e tyre nga ana e klientëve të qeverisë.

Demo: Në fakt kam dëgjuar akuza të ndryshme, duke filluar që nga tjetërsimi i pronave e të tjera me radhë. Unë do doja të nënvizoja përsëri faktin: Paketa e Maleve është një mundësi përsa i përket zhvillimit ekonomik lokal, sidomos atij rural. Nuk bëhet fjalë për zonat urbane. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme të kuptohet se nuk përfshihen në asnjë rast prona të cilat janë në pronësi private individuale; kjo përjashton këtë lloj rreziku.

Dhe aq më tepër që dy kategoritë të cilat mund të përfitojnë nëpërmjet Paketës së Maleve janë të përkufizuara saktësisht edhe në ligjin për këtë iniciativë, që ka të bëjë me kategoritë e atyre që kanë përdorur një pronë për më shumë se 10 vjet, apo ata që kanë një marrëdhënie me pronën historike të pronësisë, edhe me paraardhësit e tyre.

Prandaj unë besoj shumë që sidomos roli që bashkitë luajnë në territor duhet të kuptohet se ky është një proces dhe një mjet, në fakt, zhvillimi që i është dhënë bashkive për ta përdorur. Jam i bindur që bashkë do të ndjekin të gjitha hapat për të garantuar që ne të kemi rastet e trajtuara ashtu siç ligji parashikon dhe mbi të gjitha për të garantuar zhvillimin ekonomik rural. Faleminderit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.