⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e të mërkurës, ku 13 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u lanë në arrest shtëpie, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Ai shtoi se me projektin “Smart City” do të ndryshojë tërësisht siguria në shkolla.

“Siguria e shkollave dhe mbrojtja e të rinjve është një prioritet absolut dhe një betejë që nuk do ta ndalim në asnjë moment. Përgëzime Policisë së Shtetit për 17 masat e ekzekutuara në Durrës dhe goditjen e një rrjeti kriminal që tentonte të shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave”, shkroi ministri në një postim në rrjetet sociale.

“Me projektin “Smart City”, fillimisht në shkollat e Tiranës e më pas në të gjithë vendin, do të ndryshojmë tërësisht faqen e sigurisë në shkolla dhe në hapësirat publike përreth tyre, duke përdorur avantazhet teknologjike, monitorimin inteligjent dhe reagimin në kohë reale për çdo ngjarje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.