☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 102.00 ▼0.42%
ARI 4,303 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,772 ▼ -0.14% ETH $2,397 ▼ -0.41% XRP $1.2874 ▼ -0.61% SOL $97.7200 ▲ +0.29%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.00 ▼0.42 % ARI 4,303 ▼1.93 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.00 ▼0.42 % ARI 4,303 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
17 Sht 2026
Breaking
Sporti

Luis Enrique: Arsenali reflekton personalitetin e Artetës, me Interin më shumë presion

Trajneri i PSG-së ka analizuar finalen e madhe dhe ngjashëmritë me “Gunners”: “Të dyja skuadrat kërkojnë të rritin vlerat e kualitetit që kanë”.

“Nuk besoj se dy skuadrat janë të kundërta. Arsenali është një skuadër e ndërtuar mbi imazhin e trajnerit të tij. Mikel Arteta është nisur qartësisht nga ideologjia futbollistike e Pep Guardiolës, e bazuar mbi kontrollin e topit. Janë kompetitivë dhe reflektojnë në mënyrë perfekte personalitetin e Mikelit”.

Janë fjalët e trajnerit të PSG-së, Luis Enrique, në një intervistë të gjatë për sitin e UEFA-s për finalen e Champions League kundër Arsenalit.

“Janë skuadra më e mirë mbrojtëse e Europës prej disa vitesh. Dhe është një kombinim mbresëlënës, sepse nuk varen nga një lojtar i vetëm. Shënojnë shumë me goditjet standarde dhe kanë një ekuilibër të jashtëzakonshëm. Lënë pak hapësira dhe në të njëjtën kohë shënojnë shumë”, – ka shtuar trajneri i parisienëve.

“Dikush mund të thotë se nuk shënojnë me aksione të ndërtuara në mënyrë kolektive, por sinqerisht… a është e rëndësishme kjo? Mjafton të pyesni tifozët e Arsenalit, janë shumë të lumtur. Sapo kanë fituar titullin dhe dua t’i uroj. E kanë merituar që nga fillimi i sezonit, kanë bërë një kampionat të jashtëzakonshëm. Ishin shumë afër për të fituar çdo kompeticion ku morën pjesë”, – ka tghënë gjithashtu Luis Enrique.

“Jemi të ngjashëm në faktin që, ashtu si Arsenali, duam të rrisim vlerat e kualitetit tonë. Për t’ia dalë duhet të mbajmë topin dhe të shprehemi përmes lojës. Edhe ne mund të jemi të rrezikshëm nga goditjet standarde, por duam mbi të gjitha të kemi kontrollin, të luajmë me topin dhe të gjejmë hapësira për të thyer linjat e kundërshtarit.

Lojtarët tanë ndoshta kanë karakteristika individuale më të mira, por gjithsesi luajnë në mënyrë kolektive. Besoj se po flasim për dy skuadra të mëdha, bashkë me Bajernin ndoshta tre më të mirat në Europë. Për këtë arsye duhet të përshtatemi si në mënyrën e lojës, ashtu edhe në mbrojtje, duke bërë gjëra nderyshe nga ato që bëjmë zakonisht, nëse duam t’i mundim. Ne duam të bëjmë historinë, besojmë se kemi ende për të arritur. Është e mrekullueshme, stimuluese dhe emocionuese” – shprehet trajneri spanjoll.

Në fund një krahasim me finalen e vjetshme kundër Interit: “Një vit më parë kishte më shumë presion, sepse të gjithë thoshin: ‘Erdhi momenti, këtë herë nuk mund të gabojmë’. Edhe këtë herë ka presion, por që lind nga fakti se e ndjejme se e meritojmë këtë arritje, për rrugëtimin që kemi bërë dhe për të gjitha skuadrat e mëdha që kemi eliminuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.