Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.09 ▼1.53%
ARI 4,644 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,243 ▼ -1.38% ETH $2,147 ▼ -2.18% XRP $1.4524 ▼ -0.73% SOL $89.1000 ▼ -0.87%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.09 ▼1.53 % ARI 4,644 ▲0.83 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.09 ▼1.53 % ARI 4,644 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Paloka, ja 12 provat në gjyq kundër Edi Ramës

Seanca e sotme gjyqësore mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe të paditurit prej tij për shpifje Edi Paloka që akuzoi shefin e qeverisë për lidhje me bandat e krimit, ka vijuar me paraqitjen e provave. Mbrojtja e Ramës, sikundër edhe në seancat e shkuara deklaroi se nuk ka asnjë provë konkrete për akuzat e bëra në adresë të kryeministrit.

1417615187edipalokasotintervistaNdërkohë që Paloka ka paraqitur një liste të gjatë me 12 prova, që sipas tij faktojnë akuzat e bëra ndaj Ramës, për lidhje me bandat dhe krimin. Seancën e sotme, vjen pas dështimit të pajtimit mes tyre në seancën e shkuar. Ndërkohë që Gjykata pasi ka marrë provat ka vendosur se do të shprehet lidhur me to në datën 10 prill.

Provat e Palokës: ­

-CD me thëniet e Ramës kur ishte lider i opozitës, kur pretendonte persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të lartë të Policisë të lidhur me kupolën e krimit.

-Fotoja e një prej personave të pranishëm në përplasjen me armë te Rruga e Kavajës, që del nga selia e PS. Thëniet e Erzen Breçanit në lidhje me arrestimin disa herë të Shullazit dhe një nga rastet, ai i vitit 2011, ku ka shkaktuar një incident gjatë një aktiviteti të PS. (“Breçani ka pohuar se e ka parë Shullazin në atë kohë të hipë në makinën e ministrit aktual të Brendshëm. Ky fakt nuk është përgënjeshtruar nga askush”, thanë avokatët).

-Deklarata e Ambasadës Amerikane, 2 mars 2015, ku përshëndet përjashtimin e Tom Doshit nga Grupi i PS.

-Një botim i gazetës “55” në vitin 2012 në lidhje me disa përgjime të kryera nga drejtësia italiane ku dy anëtarë për llogari të “bandës së Lushnjës”, përmendin se Rama është i lidhur me krimin.

-Deklaratat e ish­deputetit Dritan Prifti, që etiketon Ramën si person që konsumon lëndë narkotike. Ne e marrim të mirëqenë këtë fakt, pasi nuk është përgënjeshtruar dhe as akuzuar Prifti.

-Deklaratat e PD për denoncimin e dënimeve të dhëna në Itali ndaj deputetit Arben Ndoka.

-Vendimi i Gjykatës Administrative të Shullazit kundër Ministrisë së Financave për shpërblim burgimit të padrejtë, i cili nuk është ankimuar nga Ministria.

-Denoncimi i Tom Doshit për një tentativë vrasjeje ndaj tij. Edhe pse ka qenë në dijeni, Rama nuk ka kallëzuar.

-Deklarata e Tahirit, 4 mars 2015, për hetimin, sipas tij, të farsës, ku pranon të jetë takuar me persona të inkriminuar, të cilët nuk i ka kallëzuar, apo referuar.

-Dokumenti policor sekret i publikuar në media, që një deputet i rëndësishëm i maxhorancës ka fshehur në automjetin e tij nga kontrolli policor një person të dyshuar si trafikant të lëndëve narkotike.

-Rezoluta e nënshkruar në dhjetor 2014 në lidhje me dekriminalizimin e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.