☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.81 ▼0.07%
ARI 4,593 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,655 ▲ +0.2% ETH $2,063 ▲ +0.87% XRP $1.3256 ▼ -1.92% SOL $83.4400 ▼ -0.2%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.81 ▼0.07 % ARI 4,593 ▲0.77 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.81 ▼0.07 % ARI 4,593 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Panairi i Makinave, Klosi: Lehtësi fiskale për rinovimin e strukturës së mjeteve në vend

Nxitja e përdorimit të makinave që ndotin sa më pak mjedisin si dhe rinovimi i strukturës së mjeteve në vend duhet të bëhen pjesë e diskutimeve në masat fiskale lehtësuese që mund të jepen nga qeveria. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bleni Klosi, e vuri theksin pikërisht në këtë aspekt gjatë vizitës së tij në Panairin e Makinave të organizuar nga Auto Sallon, ku ishin të pranishëm koncesionarët më të mëdhenj të automjeteve në vendin tonë.

“Grafiku i treguar nga përfaqësuesja e Auto Albania-s është në fund të fundit edhe problemi ynë më i madh. Si do të bëjmë që të kufizojmë hyrjen në Shqipëri, të makinave të vjetra, si do të bëjmë që me duart tona, me atë tolerimin tonë klasik të shumë e shumë problematikave, ne të tolerojmë që ta vazhdojë Shqipëria të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre.

Dhe kjo nuk bëhet vetëm duke thënë që jo nuk do ta lejojmë, por kjo siç edhe u propozua këtu, ka nevojë që ne të marrim së bashku masa dhe lehtësi për futjen në treg të makinave më afatgjata. Unë do të isha shumë dakord që në këtë diskutim të sotëm në panairin tuaj, të flisnim drejtpërdrejt edhe për makinat elektrike, të cilat janë një tendencë e kohës dhe që kërkohen gjithmonë e më shumë dhe ka shembuj edhe në Shqipëri të përdorimit të tyre, edhe efikas, edhe të kursyer, por natyrisht me norma shumë herë më të ulëta se makinat diesel për sa i përket ndotjes së ambientit”, – tha Klosi.

Ai theksoi se rinovimi i strukturës së mjeteve  duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve euro 4, euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri, rritjen e ndërgjegjësimit publik, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Nga ana tjetër, ai nënvizoi se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë problemit të varrezave të makinave në krah të rrugëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.