Ekonomia

Panairi i poçarisë në Korçë, aktivitet në vigjilje të Pashkëve

Si çdo vit Korça ka sjellë Panairin e Poçarisë, aktivitet ky i organizuar në vigjilje të festës së Pashkës. Festa ortodokse ka shpalosur si pjesë të traditës objekte dhe suvenire të formave dhe llojeve të ndryshme.

1428667749pocerriaMe dhjetra stenda ku jane ekspozuar punime te ndryshme poçarie, janë ngritur për të disatin vit radhazi në sheshin para katedrales “Ringjallja e Krishtit”.

Hapesira e krijuar enkas per rastin ka sjelle edhe zbukurimin e kesaj pjese te qytetit, e cila spontanisht ka marre ngjyrime nga ngjyrat e shumta me te cilat jane pikturuar keto objekte.

Tregtaret, por edhe artizanet korçare prej disa vitesh ekspozojnë dhe tregëtojnë produket e traditës në baltë e qeramikë duke terhequr interesin e qytetareve, te cilet blejne ne respektim te tradites fetare sendet dhe objeketet e ndryshme prej balte ne shenje mbaresie si nje tradite e hershme e trasheguar brez pas brezi.Qyteti i Korçës është një nga qytet që shquhet për traditën dhe artin e poçerisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button