Panariti: Bujqësia prioritare në zhvillimin ekonomik të vendit
Takimi i pare i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD – 2 si një Institucion i rëndësishëm vendimarrës për investimet në zonat rurale çeli punimet sot në Tiranë, nën drejtimin e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti.
Ky komitet ka në përbërje perfaqesues nga të gjithë grupet e interesit për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe atij rural, si dhe përfaqësues nga ministritë e linjës si ajo e Integrimit Evropian, Financave përfaqësues të drejtorive përkatëse, nga shoqëria civile shoqata të sektorëve të bujqësisë,turizmit apo agro-mejdisit, nga sistemet financiare dhe donator të huaj.
Ministri i Bujqësisë, duke marrë fjalën në këtë takim të rëndësishëm tha se, sektori i bujqësisë është prioritar për zhvillimin ekonomik të vendit.
Eksportet bujqësore, u shpreh ministri Panariti, po kryesojnë eksportet shqiptare në tregjet e huaja, ndërsa treguesit në rritje i eksporteve bujqësore në këto vitet e fundit tregon trendin pozitiv të zhvillimit të këtij sektori.
Duke u ndalur në fondet e mbështetjes financiare të BE-së për sektorin e bujqësisë shqiptare në kuadër të programit IPARD – 2 , kreu i Bujqësisë theksoi se, kjo paketë financimi prej 13 milionë euro do të shkojë si mbështetje e investime direkte në bujqësi dhe në shërbimin këshillimorë
“Kjo është pjesa e parë e disbursuar për vitit 2016, si një hap i rëndësishëm në financimin e bujqësisë nga fondet e BE”- tha ministri Panariti.
Ndërsa përfaqësuesi i Komisiont Evropian Gerard Kiely, Drejtues i Njësisë IPARD apeloi që Shqipëria duhet të vazhdojë të plotësojë kriteret e nevojshme për të aksesuar fondet e BE-së
“Ju e dini çfarë duhet bërë për tu ofruar fermerëve shqiptarë këto fonde”-tha Kiely
Në kuadër të rrugëtimit për hyrjen e Shqipërisë në familjen Evropiane një nga sfidat e rëndësishme është edhe përgatitja e bujqësisë dhe zonave rurale nëpërmjet rritjes së standarteve, përmirësimit të produktivitetit nëpërmjet prezantimit të teknologjive të reja si dhe modernizimit të këtij sektori.
Një nga pesë komponentët e IPA-2 si instrument i ndihmës para adermit është fusha e 4 e politikave të BE-së , IPARD-i. Këto investime do të kenë një impakt pozitiv si në përmirësimin e standarteve të cilësisë së ushqimit po ashtu edhe në rritjen e standarteve të sigurisë ushqimore drejt atyre të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Takimi i sotem ka për objektiv të përgjithshëm rritjen e konkurueshmërisë të produkteve bujqësore Shqiptare nëpërmjet përmirësimit të standarteve drejt atyre Evropiane, si dhe zhvillimin e zonave rurale nëpërmjet aktiviteteve të tjera jo bujqësore duke diversifikuar këto aktivitete bazuar në burimet natyrore dhe njerzore si dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së banorëve të këtyre zonave.
Programi IPARD – 2 është aprovur nga Komisioni Evropian në muajin të Korrik të 2015. Marëveshja Sektoriale për zbatimin e këtij Programi është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin nr. 37/2016 me datë 18 Mars 2016.
Strukturat zbatuese të këtij Programi janë në process të fitimit të akreditimit nga Komisioni Evropian në mënyrë që zbatimi i këtij Programi të fillojë në vitin 2017.
Program IPARD – 2 ofron masat mbështetëse ne disa drejtime
Investimet në aktive fizike të fermave bujqësore; Investimet në aktive fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit; Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit; Asistenca Teknike, shërbimet këshillimore; Zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit– LEADER;
Zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit– LEADER.
Aprovimi i Programit IPARD 2, per vitet 2014-2020, i cili eshte miratuar ne Bruksel me 20 Korrik 2016, mbas opinionit pozitiv nga ana e Komitetit te IPA-s. Ky Program ka miratuar nje buxhet prej 71 milion Euro nga Komisioni Evropian dhe 24 milion Euro grant nga Qeveria Shqiptare ( ne raportet 75% BE:25% Qeveria Shqiptare), pra jane ne dispozicion për investime në Zonat Rurale një buxhet prej 94 Milion Euro grant per periudhen 2014-2020.Po të kemi parasysh që granti për çdo investm fillon nga 50% deri 80 %, do të jetë në dispozicion nje fond prej më shumë se sa 180 Milon Euro për tu investuar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ky program mbeshtet kater drejtime investime ne ferme, ne agroperpunim, asistenca teknike dhe diversifikimi i ekonomise rurale.