Ekonomia

Panariti me drejtorët e AKU-së: Laboratorët rajonal të kontrollit duhet të kryejnë të gjitha analizat

 Ministri Panariti ka zhvilluar sot paradite një takim me strukturat drejtuese të shtatë laboratorëve rajonale AKU në vend.

Të pranishëm në ketë takim, Drejtori i përgjithshëm AKU, Isuf Shehu dhe Drejtori i ISUV, Taulant Kalo dhe specialistë të këtyre labotatorëve.

Në fokusin e këtij  takimi ishin analizat që kryejnë këto laboratore, buletinet javore informuese për spektrin e analizave të kryera nga këto institucione dhe gama e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të nënshtrurara këtyre analizave dhe programi i inspektimeve AKU  gjatë verës.

Në fjalën e tij, ministri Panariti ka nënvizuar rëndësinë jetësore të kryeries së këtyre analizave në mënyrë periodike për të siguruar prodhuesit, eksportuesit  dhe konsumatorët  shqiptar.

  ‘’Laboratoret rajonale do të kryejnë të gjithë spektrin e analizave të detyrueshme bakterologjike, toksikologjike, të pranimit të metaleve të rënda etj. Kërkohet më shumë impenijm nga ana e specialistëve në përmbushjen e detyrës që kanë. Falë një projekti i cili do të implementohet së shpejti, gjendja e këtyre laboratoreve do të ndryshojë rrënjësisht, ato do të pajsen me teknologjitë e kohës përsa i përket aparaturës dhe mjeteve të tjera të domosdoshme për të kryer analizat. Këmbëngulja ime është tek faktori njerëzor i cili do të jetë më i motivuar në përmbushjen e detyrës së vet. Për këtë arsye në vazhdim do të zhvillojmë trajnime me stafet e AKU-se dhe ISUV për t’u  azhornuar me  informacionet më të fundit dhe me kërkesat në rritje për standardizim dhe çertifikim të produkteve bujqësore dhe blegetorale”, tha Ministri.

Ai kërkoi respektimi me rigorozitet të protokolleve të përdorimit të imputeve bujqësore për të parandaluar rastet e abuzimit me to. “Gjithashtu AKU dhe ISUV duhet të paraqesin në mënyrë periodike mediave buletinet e analizave të kryera dhe raportet e inspektimeve dhe kontrolleve në terren për më shumë transparencë ndaj publikut. Vetëm transparenca e punës së këtyre institucioneve mund të parandalojë valën e abuzimeve dhe stigmatizimit të ushqimit tonë i cili bëhet nëpër media. Për fat të keq këto vakume të krijuara në informimin e publikut përsa i përket sigurisë së produkteve që konsumon, kanë krijuar hapësirë për spekullime nga me të çuditshme”, u shpreh Panariti.

Ai tha se “kam kërkuar që analizat e prodhimeve tona të kryhen paralelisht në laboartoret tona dhe në disa laboratore të çertifikuara nga BE, në Itali dhe Francë. Kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtarisht e quajtur “double cross checking”, kur analizat kryhen paralelisht në dy ose më shumë laboratore, për të nxjerrë konkluzione të sakta.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button