Ekonomia

Panariti: Sektori i peshkimit, drejt konsolidimit

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, është përballur sot me shqetësimet e peshkatarëve të Durrësit, teksa ka deklaruar se sektori i peshkimit po konsolidohet përmes formalizimit dhe mbështetjes së peshkatarëve me naftë të subvencionuar.

“Sektori i peshkimit po konsolidohet përmes formalizimit. Nafta që zë mbi 60% të kostos së sektorit të peshkimit jepet pa taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit, me vlerën 70 lekë për litër”, theksoi ministri.

Në kundërshtim me konstatimin e ministrit, peshkatarët kanë ngritur zërin mbi problemet që has prej vitesh ky sektor dhe që e kanë futur në krizë të plotë, duke përmendur mungesën e një kantieri për riparimin e anijeve, si dhe ndërtimin e një porti peshkimi aspak funksional dhe me një destinacion të paramenduar për jahte.

Ministri Panariti tha se po punohet për thithjen e investimeve për ndërtimin e një kantieri detar, një markate peshku, si dhe investime në zgjerimin e kapacitetet e portit të ri të peshkimit, që ende nuk është vënë në funksionim.

Shoqata e investitorëve në sektorin e peshkimit kërkoi më shumë mbështetje për këtë sektor dhe në funksion të turizmit.

Për shkak të problemeve të mëdha, flota e peshkimit në Durrës është reduktuar në 100 anije, ku vetëm 65 prej tyre deklarohen funksionale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button