“Kjo është thjesht një anekdotë për t’ju thënë se nëse shihni periudhën afatgjatë, është bërë progres. A mjafton? Absolutisht jo. Korrupsioni është ende i pranishëm, është shqetësim serioz për ne, dhe siç thuhet në Raport, duhet trajtuar me seriozitet, përfshirë edhe rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. SPAK sigurisht ka bërë progres dhe kjo mirëpritet në Raport, përfshirë edhe trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ne i mbështesim këto veprime”, vijoi ai.
“Ne e ftojmë SPAK-un dhe gjithë autoritetet e drejtësisë të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim për të krijuar një historik të qëndrueshëm për të luftuar kulturën e mosndëshkimit pa trysni politike dhe pa ndërhyrje. Sigurisht që do t’i kenë autoritetet e drejtësisë në anën e tyre”, shtoi Soreca.
“Mendoj gjithashtu se hetimi financiar duhet të vazhdojë për të qenë një nga objektivat e veprimit të autoriteteve të drejtësisë, sepse është vërtetuar se kjo është rruga e ardhshme. Unë përdor fjalët “Ndiq paratë”, sepse kjo vjen nga përvoja e mëparshme, por mendoj se është shumë e rëndësishme që ky proces të jetë i qëndrueshëm dhe të vazhdojë në periudhën afatgjatë” tha Soreca.
“Mendoj se SPAK po zbaton mandatin e vet dhe këtë po e bën duke shqyrtuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit. Kemi pasur edhe dënimet e para të nivelit të lartë kohët e fundit, të ish-ministrave. Mendoj se është e rëndësishme që puna të vazhdojë plotësisht, me drejtim të qartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kuptojnë se reforma shumë serioze që është bërë që prej vitit 2016 në fushën e drejtësisë po sjell vërtet rezultate”, deklaroi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.