☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.59 ▲8.3%
ARI 4,694 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,104 ▼ -2.61% ETH $2,200 ▼ -3.51% XRP $1.3297 ▼ -1.61% SOL $81.9000 ▼ -3.42%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.59 ▲8.3 % ARI 4,694 ▼1.96 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.59 ▲8.3 % ARI 4,694 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Paqartësi për numrin e viktimave të Norman Atlantic

Policia italiane mendon se në trupin e tragetit të djegur do të gjejë kufoma të tjera, sepse në hambarët e anijes kishte refugjatë të fshehur.

Autoritetet italiane shpresojnë shumë se nga hetimi i skeletit të tragetit Norman Atlantic do të gjejnë shkakun e zjarrit. Aksioni i shpëtimit dhe rimorkimi i tragetit të djegur në portin e Brindizit ishte shumë i vështirë, thotë Francesco Barretta, punonjës i firmës së shpëtimit.

Policia mendon se në trupin e tragetit të djegur do të gjejë kufoma të tjera. Për shembull, refugjatë që mund të kenë qenë fshehur në hambarët e anijes për të hyrë ilegalisht në BE. Ose shoferët e kamionëve që po flinin në kabinat e kamionëve të tyre, kur Norman Atlantiku u përfshi nga flakët.

Një nga personat fati i të cilëve ende nuk dihet është shoferi i kamionit Carmine Balzano nga Napoli. Djali i tij është krejtësisht i dëshpëruar dhe pa asnjë ndihmë nga autoritetet. “Ata na pëcjellin duke na thënë merrni këtu apo atje në telefon. Kur na del njeri prapë nuk marrim vesh gjë, se numri i personave të zhdukur ndryshon vazhdimisht.” – thotë ai.

Numri i viktimave i paqartë

Lista e udhëtarëve të Norman Atlantikut është krejtësisht pa vlerë dhe askush nuk e di me saktësi se sa vetë kanë qenë vërtetë në bordin e anijes. Autoritetet italiane mendojnë se mund të ketë deri në 100 të zhdukur, kurse Greqia supozon se numri i të humburve duhet të jetë vetëm 18. Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, në mesin e të zhdukurve janë dhe dy gjermanë. E qartë deri tani është se fatkeqësi u ka marrë jetën të paktën njëmbëdhjetë vetëve; ndër ta edhe dy shqiptarëve që gjetën vdekjen në përpjekjet për shpëtimin e anijes. Dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në Norman Atlantic, janë të pakta.

Ndërkohë para brigjeve italiane pësoi avari një anije tjetër: një anije transporti me rreth 400 refugjatë në bord që lundronte nën flamurin e Sierra Leones. Për shkak të një qarku të shkurtër motorët e anijes u dëmtuan dhe ekuipazhi u largua duke e lënë anijen në mëshirë të fatit. Rojet bregdetare italiane dhe ushtria janë duke u përpjekur për t’u ndihmuar njerëzve që janë në bord – në mesin e tyre dhe gra shtatzëna dhe fëmijë. Për shkak të motit të keq anija mund të arrihet vetëm nga ajri dhe prandaj aviaconi italian ka dërguar një helikopter me forcat e ndihmës së shpejtë të rojes bregdetare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.