Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.84 ▲3.63%
ARI 4,739 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,680 ▼ -1.17% ETH $2,172 ▼ -2.71% XRP $1.3316 ▼ -2.51% SOL $82.0700 ▼ -2.92%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.84 ▲3.63 % ARI 4,739 ▼0.81 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.84 ▲3.63 % ARI 4,739 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Paralajmërohen dy tërmete të fuqishëm në Japoni

Ekspertët paralajmërojnë se dy tërmete të fuqishme mund të godasin në një të ardhme të afërt Japoninë qendrore.

Për t’i treguar qytetarëve se duhet të bëhen gati për më të keqen, zyra vendase e menaxhimit të emergjencave publikoi online dy video ku tregohet shkalla e dëmeve që do të linin pas lëkundjet shkatërrimtare të tokës.

Njëra prej tyre, e hedhur në faqen e internetit të qeverisë, përmban grafika kompjuterike të dëmeve të pritshme nga një termet 7,3 ballesh në kryeqytet. Në simulim pjesë të ndryshme të Tokios duke ilustruar pasojat e lëkundjeve të dhunshme sizmike.

Sipas zyrës së menaxhimit të emergjencave, nëse tërmeti bie vërtet dhe është në përmasat e parashikuara, bashkë me zjarret që do ta pasojnë, ai mund të marrë gati 23.000 jetë njerëzish.

Mbi 610,000 ndërtesa e shtëpi do të shembeshin ose do të konsumoheshin nga flakët, sidomos ne zonat ku banesat prej druri vazhdojnë të jenë një fenomen i zakontë.

Në periudhën pas-goditjes, 50 përqind e 13 milionë banorëve të qytetit do të mbeteshin pa ujë të pijshëm e 90% e rrjeteve të telefonisë celulare do të dilnin jashtë funksionit e do të duheshin javë të tëra për rindërtimin e infrastrukturës bazike.

Dëmi ekonomik i një tërmeti të tillë do të ishte diku tek 950 miliardë dollarë ($950 billion), shumë kjo e barazvlefshme me buxhetin kombëtar të vendit. Por nëse merren masat e duhura, situata dramatike mund të ndryshojë ndjeshëm, mendojnë ekspertët ndërsa në të dyja videot, njëra prej te cilave profetizon goditjen e brigjeve perëndimore të Japonisë, qytetarëve u kërkohet të ruajnë gjatë gjithë kohës ushqime dhe ujë që do të mjaftonin për të paktën tre ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.