Politika

Parlamentari gjerman: Do ju mbështesim për reformën në drejtësi

Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi një bisedë kokë më kokë të martën me anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes së Bundestagut, Florian Hahn.

Pas takimit, Meta tha për mediat se reforma në drejtësi do të çelë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Kemi mbështetjen e Gjermanisë”, tha Meta.

Ndërkohë, parlamentari gjerman u shpreh: “Po ndërmerrni shumë reforma, do ju mbështesim sidomos në reformën e drejtësisë. Shqipëria është shumë e rëndësishme për ne në rajon. Është faktor stabilizues dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë. Duam të bashkëpunojmë jo vetëm përsa i përket krizës së refugjatëve por edhe në fushën ekonomike, pasi është e rëndësishme të ketë investime dhe punë për njerëzit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button