🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,335 ▼ -0.25% ETH $2,305 ▼ -0.47% XRP $1.3914 ▼ -0.3% SOL $83.9900 ▼ -0.49%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Ekonomia

TAP, tubacioni mes Shqipërisë dhe Greqisë

bProjekti i ndërtimit të Gazësjellësit Natyror Trans-Adriatik është gati të nisë shtrimin e tubacionit në seksionet tokësore të projektit në Shqipëri dhe Greqi. Sipas burimeve zyrtaretë  këto ditë janë nënshkruar kontratat e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit për tubacionin në pjesën tokësore të Shqipërisë dhe Greqisë me gjatësi prej rreth 760 km.

Punimet do të kryhen nga kompani të njohura ndërtuese franceze, greke dhe italiane. Në territorin shqiptar tubacioni përshkon 215 kilometër nga Bilishti, në juglindje, drejt zonës se Semanit në Adriatik.

Një vit më parë Projekti, TAP në Shqipëri lidhi disa kontrata për ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve dhe urave dytësore ndihmëse. Në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit janë kryer punime që kanë përmirësuar segmente rrugore dhe kanë hapur rrugë të reja ku do të shtrihet gazësjellësi.

Rreth 51 km rrugë të reja dytësore pritet te përfitohen nga keto punime dhe rreth 40 km rrugë egzistuese përmirësohen duke ndikuar në jetën e komuniteteve të banorëve në këto zona.

Në portin e Durrësit pritet të kryhet ndërkaq transportimi i rreth 13 mijë segmentesh tuba çeliku, të cilat do të shpërndahen në gjurmën ku kalon gazësjellësi në të tre rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan për në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Projekti TAP-i pritet të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit dhe do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, sipas kompanisë, prurjet e para në Evropë mendohet se do të fillojnë përafërsisht në vitin 2020.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.