☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,573 ▲ +1.27% ETH $2,108 ▲ +1.4% XRP $1.4102 ▲ +1.02% SOL $88.3600 ▲ +1.04%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Parlamenti Evropian kritika kundër Ciprasit pas kërkesës për dëmshpërblime lufte

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u kritikua sot nga grupime politike të Parlamentit Evropian për shkak të kërkesës së tij për dëmshpërblim lufte nga Gjermania për të mbuluar një pjesë të borxhit.

cipras-kritika“Kjo është e kundërta e asaj që duhet bërë”, theksoi shefi i grupit socialist, Gianni Pittella duke shprehur keqardhje për një rikthim të egoizmit kombëtar.

“Kjo nuk është mënyra më e mirë për ecurinë e debatit”, theksoi bashkëpresidenti i të Gjelbërve , Philippe Lamberts.

Në negociatat që Greqia ka ndërmarrë me partnerët për t’u çliruar nga kthetrat e masave shtrënguese dhe për të gjetur një zgjidhje për problemin e borxhit, Berlini do të jetë çelësi për zgjidhjen e krizës dhe duhen bërë kompromise. Një pretendim i tillë nuk do të ndihmonte në qetësimin e debatit.

“Gjuha nuk është e përshtatshme”, theksoi presidenti i Aleancës së liberal-demokratëve, belgu Guy Verhofstadt duke shtuar se Greqia ka nevojë për reforma strukturore. Por në këtë pikë nuk jemi askund.

“Marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe këtë Cipras duhet ta mësojë”, theksoi gjermani, Manfred Weber, presidenti i grupit të Partisë Popullore Evropiane.

Aleksis Cipras deklaroi të dielën se Greqia kishte një detyrim historik dhe moral për të kërkuar dëmshpërblime lufte dhe rimbursimin e një kredie të dhënë për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botëror.

Shuma nga dëmshpërblimet e mundshme të kërkuara mund të arrijë në 162 miliardë euro, pothuajse sa gjysma e borxit të vendit, sipas shifrave që qarkullojnë në Athinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.