Partizani me sytë nga të rinjtë, firmosin Birçaj e Kote
Partizani mendon dhe për të ardhmen. Së fundmi është njoftuar zgjatja e bashkëpunimit me sulmuesin Luis Birçaj duke nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Sulmuesi 20-vjeçar, i cili ka spikatur në radhët e skuadrës U21, duke e mbyllur sezonin me 19 gola të shënuar.
Gjithashtu, i është ofruar një kontratë 4-vjeçare edhe mesfushorit Gjergji Kote, me opsionin për rinovim dhe për një sezon tjetër. 18-vjeçari, pasi spikati me skuadrën U19, tashmë është pjesë e ekipit të parë të Partizanit.
Njoftimi i klubit:
𝐋𝐔𝐈𝐒 𝐁𝐈𝐑𝐂̧𝐀𝐉 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝟒 𝐕𝐈𝐓𝐄 𝐈 𝐊𝐔𝐐
Partizani zyrtarizon zgjajtjen e bashkëpunimit me Luis Birçaj. Sulmuesi 20 vjeçar, një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit U-21 ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me të kuqtë. Birçaj është një tjetër lojtar premtues i Akademisë Partizani duke e mbyllur sezonin 2022-2023 me 19 gola të realizuar me ekipin U-21.
𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
𝐆𝐉𝐄𝐑𝐆𝐉𝐈 𝐊𝐎𝐓𝐄 𝐈 𝐊𝐔𝐐 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐍𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Gjergji Koten. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar me kampionët një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 18 vjeçari pas paraqitjeve mbreslënëse me ekipin U-19, tashmë është zyrtarisht edhe pjesë e ekipit të parë.