Ekonomia

Partneriteti publik-privat, diskutohet p/ligji në komision

komisioni_ekonomiseNumri i madh i aksidenteve automobilistike të ndodhura ne rrugët e vendit, kanë si arsye të vetme mungesën e sinjalistikës dhe nivelin e ulët të mirëmbajtjes. Kështu, qeveria shqiptare synon dhënien me koncension për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të rëndësishme të vendit, pasi, si ndërtimi, ashtu edhe mirëmbajtja, kanë kosto të lartë. Ndërkohë, partneriteti mes shtetit dhe privatit shihet si një alternativë që i jep zgjidhje kësaj problematike. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi të martën pa praninë e opozitës projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”. Në raportimin e tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, u ndaj tek diskutimi për partneritetin publik-privat për disa segmente rrugore. Duke folur për rrugën Durrës-Kukës, ministri Ahmetaj tha se duhen edhe 200 milionë dollarë që të përfundojë ky segment rrugor.
“Po shqyrtojmë që disa segmente rrugore t’i ndërtojmë përmes partneritet publik-privat. Buxheti nuk ka mundësi të bëjë vepra si rruga Durrës-Kukës, duhen edhe 200 milionë dollarë që të përfundojë kjo rrugë. Do shqyrtojmë mundësinë të japim me koncesion disa rrugë”, deklaroi Ahmetaj. AI bëri të ditur se nuk ka kufizime të akseve rrugore që mund të japim me koncesion.
Ministri Ahmetaj u ndal tek investimet në rrugë, duke u shprehur se në disa akse mungon infrastruktura. “Janë disa akse rrugore në jug ku rrugët mungojnë. Çfarë bën të domosdoshëm ndërhyrjen sepse mungon infrastruktura”, tha Ahmetaj. Por Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi identifikimin e përgjegjësve të mosrealizimit të plotë të investimit në rrugën Durrës-Kukës.
“A duhet të mbajë njeri përgjegjësi për mos investimet e plota në rrugën Durrës-Kukës”, tha deputeti Braçe.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë Beqaj ka mbrojtur sot në komision, idenë se “synojmë të japim me koncesion, disa shërbime, si atë të koronografisë, imazherisë, dializës, laboratorët, kontrolle bazë të shëndetit. Kjo do ofrojë shërbim më të mirë dhe nuk do t’i kushtoj buxhetit, pasi do mbulohet nga te ardhurat e buxhetit i shendetësisë. Sipas Beqajt, ky shërbim pritet që pas 4 vitesh të ofrohet sa më afër vendbanimeve të pacientëve, ndërkohë zgjerimin fillestar do në bëhet në rrethet Korcë, Vlorë dhe Lezhë.
Më herët, komisioni rrëzoi p/ligjin për vendosjen e taksës prej 1000 lekëshe për makinat si dhe propozimin për vendosjen e një takse prej 50 lekëshe për celularët. Propozimi për vendosjen e këtyre taksave ishte bërë nga Ministria e Financave. Sipas deputetëve që kanë votuar kundër këtyre taksave, qytetarët paguajnë sigurime shëndetësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button