☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,444 ▲ +0.61% ETH $2,300 ▲ +2.37% XRP $1.3633 ▲ +0.38% SOL $85.3400 ▲ +0.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pas Dashamir Xhikës, arrestohet edhe Andi Toma

Ndërtimi i rrugës  Elbasan-Gjinar, i kushton lirinë dy ish-drejtorëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Fletë-arrestet nuk janë prerë vetëm për dy ish-zyrtarët, por edhe për 9 persona të tjerë.

Dashamir Xhika dhe Andi Toma mësohet se janë vënë në pranga në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, nën dyshimin se kanë lejuar abuzime në procedurat tenderuese dhe mbikqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Arrestimi i Xhikës u bë në banesën e tij, në Cërrik.

Ndërsa Andi Toma, ish- titullar i ARRSH-së gjatë qeverisë Berisha, kujtojmë se ka qenë i arrestuar dhe disa vite më pare, i dyshuar për abuzime gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

Abuzimet financiare të shkaktuara vetëm në tenderin e rrugës Elbasan- Gjinar përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra. I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha, i cili mësohet se ka firmosur 11 urdhër-arreste, ku të proceduar janë ish-zyrtarët te lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe “Tre vllezërit Hysa”.

Dy kompanite e mesiperme administrohen nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa, tashmë të vënë në pranga që të tre.

Arrestimet janë kryer pas hetimit që zhvilloi prokuroria e Elbasanit në lidhje me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri më 19 dhjetor 2017. Ky i fundit kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.