☁️
Tiranë 12°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.92 ▼1.32%
ARI 4,653 ▲1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,439 ▲ +0.82% ETH $2,371 ▼ -0.24% XRP $1.4172 ▲ +0.9% SOL $87.0800 ▲ +2.79%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.92 ▼1.32 % ARI 4,653 ▲1.86 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.92 ▼1.32 % ARI 4,653 ▲1.86 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Pas heqjes së masave, Kosova përfiton 205 milionë euro ndihmë financiare nga BE 

Kosova do të përfitojë 205 milionë euro ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, pas largimit të masave ndëshkuese. Në Komisionin Evropian thanë për KosovaPress se lirimi i ardhshëm përfundimtar i fondeve do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF). “Pas përfundimit të procedurave të brendshme, konfirmojmë se Komisioni tani mund të procedojë me lirimin e shumës së mbetur prej 205 milionë eurosh të ndihmës financiare.

Lirimi i ardhshëm përfundimtar i fondeve do të përfshijë: 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF)”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Anitta Hipper. Ajo shton se Komisioni dhe Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) do të forcojnë angazhimin e tyre me autoritetet e Kosovës. “Kosova tani pritet gjithashtu të intensifikojë zbatimin e reformave të nevojshme të lidhura me Bashkimin Evropian dhe të avancojë në përmbushjen e obligimeve të ndërmarra në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndjekë dhe të vlerësojë situatën nga afër”, tha ajo. Në anën tjetër, njohësi i integrimeve evropiane, Gazmend Qorraj, thotë se krahas përfitimeve financiare, me heqjen e masave vendi mund të përfitojë edhe në aspektin politik. “Është lajm pozitiv i shumëpritur, sepse fondet dhe shumat financiare kanë qenë të koordinuara dhe planifikuara për Kosovën. Kryesisht flitet për fondet e IPA-s, që janë të planifikuara për periudhën 2021-2027, IPA III. Ka edhe programe të tjera që normalisht dakordohen dhe Kosova mund të përfitojë prej tyre”, tha ai.

The post Pas heqjes së masave, Kosova përfiton 205 milionë euro ndihmë financiare nga BE  appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.