🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.06 ▼0.98%
ARI 4,001 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $59,542 ▼ -1.29% ETH $1,590 ▲ +0.09% XRP $1.0484 ▼ -0.53% SOL $73.9900 ▲ +1.93%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.06 ▼0.98 % ARI 4,001 ▼0.93 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.06 ▼0.98 % ARI 4,001 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Politika

“Mos guxo ta çosh në konflikt civil”/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë!

Protestuesit që folën në podium kërkuan qeveri teknike, tranzitore të bërë nga intelektualët e vendit, largimin e partive të mëdha PD dhe PS, burgosjen e Ramës dhe Berishës, vetting politikanëve dhe anulim të projekteve në zonat e mbrojtura.

“Vetting për të gjithë politikanët e lakuar si të lidhur me korrupsionin e krimin, nga e majta dhe e djathta”, tha një prej folësve nga podiumi.

Mijëra qytetarë ishin mbledhur sot në ditën e nëntë të protestës paqësore të shqiptarëve kundër sistemit politik dhe qeverisë.

Ata renditën kërkesat njëra pas tjetrës. Ata kërkuan qeveri teknike dhe drejtim të qeverisë nga populli, nga njerëz të arsimuar, pjesë e saj do të jenë dhe diaspora.

Kurse një tjetër paralajmëroi kryeministrin që të mos provokonte protestuesit:

“Mos guxo ta çosh në konflikt civil. E dimë që kërkon ta tensionosh, e dimë që ke futur patronazhistë, por mos guxo”, u shpreh ai mes të tjerash.

Një qytetare, ambientaliste, lexoi edhe një memorandum me kërkesa drejtuar autoriteteve dhe Kuvendit, që të anuloheshin të gjitha projektet e resortet në zonat e mbrojtura, nga jugu në veri dhe lindja në perëndim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.