🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,588 ▼ -0.23% ETH $2,419 ▼ -0.03% XRP $1.3003 ▼ -0.63% SOL $103.7900 ▼ -0.59%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ASH: Propozimligji i ri nuk ofron garaci për përfaqësim të drejtë, përkundrazi dobëson pozitën e shqiptarëve

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se janë të shqetësuar nga mënyra se si po trajtohet çështja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat me propozimligj që sipas tyre, është i papranueshëm dhe nuk i plotëson standardet e nevojshme.

Nga ASH thonë se ky ligj nuk është thjesht një akt teknik, ai prek drejtpërdrejt parimet kushtetuese dhe pozitën institucionale të përfaqësimit të komuniteteve në veçanti të shqiptarëve.

“Është e papranueshme që një çështje kaq delikate dhe e ndijshme të zgjidhet pa një debat real, pa marrë parasyshë propozimet e ekspertëve të fushës, dhe pa mekanizma efektivë zbatimi që mbrojnë interesat e shqiptarëve. Në politikë ekzistojnë gabime politike që mund të korrigjohen me kalimin e kohës. Megjithatë, ka edhe faje politike, pasojat e tyre janë shumë më të vështira për t’u riparuar”.

“Edhe OBRM-PDUKM-ja është e vetëdijshme se ky ligj duhet patjetër të miratohet. Nëse jo sot, atëherë nesër, gjatë procesit të integrimit evropian dhe hapjes së kapitujve 23 dhe 24, shteti nuk do të mund t’i shmanget detyrimit për të rregulluar këtë çështje. Pikërisht për këtë arsye, atyre u konvenon një version i tillë i ligjit, sepse e sigurojnë paraprakisht një zgjidhje që përputhet me interesat e tyre nënvizoi Halil Snopçe deputet i Aleancës për Shqiptarët”.

“Një ligj i pranueshëm nuk është ai që kopjon praktikat problematike të dikujt tjetër, por ai që zbaton në mënyrë të sinqertë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Na shqetëson edhe pasiviteti dhe heshtja e VLEN-it në këtë proces. Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga qeveria, VLEN-i duket se ka qëndruar kryesisht spektator, duke lejuar që partnerët e tyre të koalicionit të formësojnë ligjin sipas interesave të tyre”, thonë nga ASH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.