☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,688 ▼ -2.06% ETH $2,435 ▼ -2.36% XRP $1.3857 ▼ -2.17% SOL $103.4300 ▼ -2.23%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Prokuroria: Diskoteka “Pulse” nuk ishte përfshirë në planet e kontrolleve të DMSH-së

Në planet vjetore të mbikëqyrjes dhe kontrolleve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk ishte përfshirë diskoteka ilegale “Pulse”. Prokuroria paraqiti sot prova dhe dokumente që lidhen me funksionimin e kësaj diskoteke, si dhe të disa objekteve të tjera në Koçan.

Sipas Prokurorisë, në territorin e komunës së Koçanit nuk është realizuar asnjë kontroll i planifikuar apo i jashtëzakonshëm dhe gjatë vitit 2016 nuk është caktuar asnjë inspektor për kryerjen e këtyre detyrave.

Gjithashtu, u paraqiten edhe dokumente nga vitet 2012, 2013 dhe 2014 ku u panë mungesë të kritereve të qarta për vlerësimin e rrezikut të objekteve nga aksidente të ndryshme. Planet e kontrollit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim përfshinin hotele, restorante dhe motele, ndërsa diskotekat dhe klubet kishin mbetur jashtë sistemit të mbikëqyrjes.

Gjatë kësaj periudhe, në krye të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë qenë katër drejtorë, të cilët janë gjithashtu të akuzuar në këtë rast: Shaban Saliu, Adnan Xhaferoski, Bekim Maksuti dhe Xhevad Selami, i cili ishte në detyrë në kohën kur ndodhi tragjedia në “Pulse”.

Procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën e paraqitjes së provave materiale. Në këtë rast janë të akuzuar gjithsej 35 persona.Në zjarrin që shpërtheu në “Pulse” më 16 mars 2025, humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u plagosën./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.