☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Pas mësuesve, testim edhe për Prokurorët

-Ndryshohet rregullorja për emërimin e Prokurorëve të rinjë-

PROKURORIA-PERGJITHSHME-GODINA1-525x3505Pas mësuesve, edhe Prokurorët do të zgjidhen përmes testimit.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, bëjnë të ditur se me urdhër të Kryeprokurorit, Adriatik Llalla është vendosur, që nga muaji janar i vitit 2015 për të fituar titullin e prokurorit duhet të kalosh dy faza testimesh dhe jo më në bazë të dosjes personale të kandidatëve, që vlerësohej në bazë të vjetërsisë dhe rekomandimeve.

Sipas burimeve nga janari të gjithë personat që duan të fitojnë titullin prokuror, do të duhet të kalojnë dy testime, një me shkrim dhe një me gojë. Përmes këtyre testimeve, kandidatët do të kenë mundësi të shpalosin njohuritë e tyre të shkollimit dhe eksperiencës së punës si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas në bazë të pikëve të grumbulluara do të përpilohet renditja e kandidatëve dhe sipas renditjes do të përcaktohen edhe fituesit, pra prokurorët e rinjë.

Sipas burimeve, kjo mënyrë e re shmang dhe diskutimet apo dyshimet e përzgjedhjes së prokurorëve, pasi në këtë mënyrë gjithçka do të jetë transparente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.