🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.34 ▲2.61%
ARI 4,667 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,521 ▼ -0.54% ETH $2,100 ▼ -1.04% XRP $1.3075 ▼ -2.53% SOL $79.5700 ▼ -2.01%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,667 ▼0.38 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,667 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pashkët ortodokse, atmosferë festive në disa qytete të vendit

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë ma rastin e  festës së Pashkëve.

Prej mëse tre ditësh besimtarët korçarë, i janë bashkuar riteve fetare të Pashkëve që nga e Premtja e Zezë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq, dhe sot, në ditën e ringjalljes së Krishtit.

Shefi i qeverisë shqiptare, e ka shoqëruar urimin e tij me një foto nga qendra e këtij qyteti, i cili këtë vit ka një dekor të veçantë, me fluturat shumëngjyrëshe të vendosura përgjatë gjithë pedonales.

Dekori me flutura, ide e Njësisë Kreative të Bashkisë Korçë, u realizua falë mbështetjes financiare të BID-it dhe ADF-së.

Në atmosferën festive të Pashkëve në Korçë, ishte i pranishëm edhe Presidenti Bujar Nishani ku vizitoi Mitropolinë dhe u mikprit nga Imzot Joani si dhe shumë besimtarë të krishterë ortodoksë.Nishani

“Besoj se sot ishte vendi më i përshtatshëm që nga Korça, simbol i besimit të fortë ortodoks të shqiptarëve, të gjendesha pranë këtij komuniteti të korçarëve, për t’u uruar jo vetëm atyre, por të gjithë shqiptarëve ortodoksë, gëzuar Pashkët”, tha Presidenti.

Java e madhe për besimtarët ortodoksë u shoqërua me një sërë aktivitetesh, për të kulmuar me meshën në sheshin para Katedrales.

Në orën e ringjalljes, të gjithë besimtarët ndezën qirinjtë të cilët simbolizojnë dritën e shenjtë.

 

Ringjallja e Krishtit u kremtua dhe në qytetin e Elbasanit. Me qindra besimtarë kremtuan ringjalljen e Krishtit në kishën Shën Maria në lagjen Kala.

Por atmosfera e Pashkëve është ndier në kishën e “ Shën Thanasit” atë të Shelcanit, ku besimtarët morën pjesë në meshë.

Edhe besimtarët ortodoksë në Shkodër festuan ngjalljen e Krishtit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.