Ekonomia

Pasojat nga tërmeti/ Denaj: Rishikim i buxhetit, shkollat do të jenë prioritet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se buxheti i këtij viti, si dhe i atij që vjen do të rishikohen, në mënyrë që të bëhet i mundur kalimi i fondeve të mundshme buxhetore drejt paketës për rindërtim.

Pas miratimit të pr/buxhetit për vitin 2020 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, në një prononcim për mediet, ministrja Denaj tha se në një pjesë të caktuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të përballohen nga buxheti i shtetit. Ndaj, vijoi ajo, po shikojmë mundësinë e gjetjes së fondeve në buxhetin e këtij viti, ashtu si edhe në buxhetin e planifikuar të 2020-s.

”Jemi duke bërë punën përgatitore. Ministritë kanë nisur përgatitjen e listave të projekteve për të cilat mund të shtyhet zbatimi”, nënvizoi Denaj.

Ministria e Arsimit, tha më tej ministrja Denaj, raportoi sot në Komisionin e Sigurisë mbi numrin e shkollave që kanë pësuar dëme. “Shkollat do të kenë prioritetin kryesor. Janë në diskutim edhe çështja e qirave, si një kosto e cila në praktikën e Ministrisë së Financave ka mbështetur në rastet e shpronësimeve familje të caktuara me qira për një periudhë të caktuar. Jemi duke shikuar që me buxhetin e kursyer sa familje mund të akomodojmë”, deklaroi Denaj.

Denaj tha se ky është një proces që kërkon durim për të marrë të gjithë informacionet.

“Ne do të prioritizojmë. Jemi duke bërë alokime në parim”, – u shpreh ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button