Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,480 ▼ -2.83% ETH $2,066 ▼ -4.13% XRP $1.3859 ▼ -3.85% SOL $86.8500 ▼ -3.37%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pastrimi i parave/ Në 6 muaj, 178 raste në Prokurori. Bllokohen 3.8 milionë euro

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) ka referuar në Prokurori të paktën 178 raste të dyshimta në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave është vendosur masë bllokimi për 31 prej tyre me një vlerë prej 3.8 milionë euro.

Të paktën në 91% të rasteve të raportuara subjektet që kanë bërë raportimin janë ato që detyrohen me ligj të bëjnë këtë raportim duke nisur nga bankat, tek noterët, agjencitë e këmbimit të valutës, ato të transfertave të parave.

Kjo sipas drejtorisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave tregon për rritje të efikasitetit në sistemin parandalues në vend.

Shifra e këtij 6 mujori për shumën e bllokuar si e dyshimtë dhe si e ardhur nga aktivitete kriminale është dukshëm më e ulët sesa ajo e një viti më parë. Konkretisht në fund të 2016 DPPPP raportoi se ishin bllokuar 29 milionë euro sit ë ardhura të dyshuara nga aktivitet kriminal.

Lufta ndaj kanabisit

Kryeministri Edi Rama kërkoi angazhim të plotë të gjithë strukturave shtetërore sidomos të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në luftën e nisur kundër kultivimit dhe trafikimit.

Dy ditë më parë në mbledhjen e Task Forcës Rama do të shprehej se “Prania e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në këtë takim nuk është e rastësishme, por shpreh domosdoshmërinë që lufta në këtë front të përshkallëzohet në drejtim të elementëve kriminale, të parave të krimit dhe të aseteve kriminale.

Është momenti që Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar kontrolli të elementëve me rekorde kriminale në gjithë territorin e vendit, që janë simbole të këtyre feudeve të kultivimit të kanabisit, por jo vetëm, që kanë statusin e të fortit të zonës dhe që janë lehtësisht të evidentueshëm, lehtësisht të ndjekshëm penalisht dhe lehtësisht të goditshëm, përsa i përket aseteve që kanë në zotërim”.

Plani i veprimit i DPPPP

E në kuadër të kërkesës që vjen nga Task Forca Qendrore, për zbatimin e Planit Kombëtar të Luftës për Parandalimin e Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, DPPPP ka zbuluar edhe planin e saj të veprimit që konsiston në tre pika.

Së pari synohet rritja e kontrollit ndaj qarkullimit të parasë “cash”. Së dyti rritja e kontrollit dhe cilësisë së analizës ndaj transaksioneve të dyshimta. Së treti  forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dërgimin në organet ligjzbatuese të një numri të lartë të rasteve të dyshuara për pastrim parash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.