Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.83 ▲2.78%
ARI 4,439 ▼2.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,543 ▼ -2.67% ETH $2,077 ▼ -4.85% XRP $1.3746 ▼ -3.29% SOL $87.8600 ▼ -4.98%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.83 ▲2.78 % ARI 4,439 ▼2.5 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.83 ▲2.78 % ARI 4,439 ▼2.5 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Patozi shokon: Edhe PD ka përdorur bandat për të vjedhur vota

Deputeti demokrat Astrit Patozi, pavarësisht se qëndroi i vetëm në sallë nga partia e tij dhe opozita,  ka folur për zgjedhjet në Dibër, duke shprehur merakun e tij për atë që çfarë do ndodhë pas një viti në zgjedhjet parlamentare.

Teksa ka bërë një deklaratë bombë, kur tha se edhe partia e tij ka përdorur bandat në zgjedhje për të blerë vota, ndërsa në fjalën e tij ai u duk i penduar për gjëtë gjë, kur tha “kurrë mos u shijoftë ai shërbim”.

“Edhe opozita mund të ketë pasur flirtime sporadike me ndonjë bandë, me ndonjë ashtu, ju e keni bërë disa herë.

Cfarë ka qenë kjo marrëdhënie, kjo ka qenë shkelje syri ndaj një banditi të caktuar që merrte një kockë për shërbimin e caktuar që bënte në zgjedhje, që kurrë mos u shijoftë ai shërbim dhe secili shikonte punën e vet.

Risia që solli ky (Rama) në Shqipëri, bandat nuk i la te oborri, por i mori i bëri partner, i futi në qeveri i solli në Parlament, ndaj kemi përfunduar në këtë pikë, nesër mund të shkojë edhe në 700 euro një votë se kjo qeveri e ka vendosur ta shkatërrojë institucionin e votës”, tha Patozi.

Patozi tha se vota në Dibër u shit nga 70-100 euro

Do ta vecoj si një shembull të qartë të problematikës së rëndë që ne kemi me zgjedhjet. Kjo mazhorancë e ka asgjësuar institucionin e zgjedhjeve që kur erdhi në pushtet. Keni një meritë, keni rritur çmimin e votës, se në Korcë me 20 mijë lekë, në Dibër me 70 deri në 100 euro.

Po ca ndodhi me këtë popull, u bënë më lakmitar këta njerëz që u rrit cmimi? Jo, i njëjti popull ishte, ajo që ka ndodhur është se qeveria dhe bandat janë më dorëlëshuar se kanë vjedhur shumë edhe mund t’I dhjetëfishojnë, me një vendim që merret në Tiranë.

Edhe opozita ka faj për humbjen në Dibër S’mund të them se është krenari të humbësh disa zgjedhje resht dhe të thuash që m’i vodhën, u shitën, kam parasysh që edhe opozita ka përgjegjësinë e saj, por une e tregoj gishtin te qeveria se jo se jam anëtar i PD, opozitës, por mbaj mend një skec që thoshte që s’ka më shumë përgjegjësi ai që s’ruan dot lopën se ai që e vjedh.

Meraku im s’është Dibra fare, me gjithë respektin që kam, meraku im është ca do ndodhë pas një viti kur për mandatin e Rremës u hodh kaq shumë lek dhe u shtuan kaq shumë vota, kur pas një viti s’është më në lojë karrigia e Rremës por e atyre këtu mbrapa, se ju s’keni ndonjë gjë për të marrë dhe për të dhënë“, tha Patozi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.