Ekonomia

P/buxheti 2015: Mbështetja buxhetore për energjinë 20 miliardë lekë

Hidrocentrali-466x3501Në p/buxhetin 2015, duke përfshirë edhe garancitë që mund të lëshohen gjatë vitit të ardhshëm për huamarrjet e sektorit, mbështetja buxhetore për energjinë shkon në rreth 20 miliardë lekë, pasi Qeveria e ka përfshirë sektorin në një reformim të plotë, me synim përmirësimin e eficiencës dhe efektivitetit të tij.
Qeveria ka parashikuar si shpenzime buxhetore 3 miliardë lekë nga mbështetja financiare prej 150 milionë USD e Bankës Botërore, që synon investime në rrjet, në sistemet e matjes, menaxhimit, matje në distancë, mbështetje për fillimin e liberalizimit të tregut, për OST, etj. Një fond tjetër me vlerë 1.6 miliardë lekë do të jetë si masë kompensuese e plotë për shtresat në nevojë nga heqja e fashës 300 kwh/muaj të konsumit të energjisë.
Me këtë mbështetje buxhetore për vitin e ardhshëm, qeveria do të vazhdojë reformën e thellë në sektorin e energjisë, të nisur në vitin 2014 për rritjen e eficiencës, uljen e humbjeve jo teknike dhe vjedhjen e energjisë elektrike, përmes rritjes së faturimit, mbledhjen e të ardhurave në shpërndarje dhe stabilizimin e bilanceve të tre kompanive shtetërore në sektor.
Të tre kompanitë do të reformohen nga ana administrative dhe operacionale, për t’u shndërruar në operatorë tregu dhe jo më si institucione buxhetore. Kjo masë pritet të rrisë eficiencën e tyre dhe të ulë varësinë nga instrumentat dhe garancitë buxhetore.
Objektivat si, ulja e vjedhjes së energjisë elektrike, rritja e arkëtimeve në shpërndarje, pritet të ulin progresivisht në cdo vit nivelin e angazhimit buxhetor për të mbështetur sektorin. Brenda 5 viteve, qeveria synon që me reformat i gjithë sektori i energjisë elektrike të kthehet në fitimprurës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button