☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,952 ▲ +1.41% ETH $2,244 ▲ +2.55% XRP $1.3538 ▲ +0.61% SOL $84.6300 ▲ +1.93%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: Buxheti 2015 ndëshkon të varfërit, të papunët dhe kategori në nevojë

deputete-PD-266x200Deputetët demokratë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, zhvilluan sot nje  takim me banorët e Cërrikut në qarkun e Elbasanit. Deputetë e PD-së akuzuan qeverisë në lidhje me heqjen nga lista e ndihmës ekonomike në bllok, lënien në mëshirë të fatit te qindra banorëve, shtrenjtimin e energjisë, papunësine e me shumë se 40 për qind te popullsise dhe ftuan banorët t’i bashkohen protestës së 22 nentorit.

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, theksoi se buxheti 2015 është një terr i plotë transparence. “Ngrejnë taksat dhe akcizat për të rritur shpenzimet e luksit, mirëqënies, dietave dhe zyrave të tyre. Rritje taksash në kurrizin e lodhur të qytetarëve dhe biznesit, asnjë investim në rrugë, qendra shëndetësore apo shkolla, asnjë fond mbështetje për punishtet fasone, si rrjedhojë zero punësim dhe asnjë fond  në bujqësi. Në këtë buxhet thonë se do rrisin shpenzimet po për kë? Protesta dhe vetëm protesta do shkundë qeverinë e Ramës e të drejtoje syte nga ju’’, tha Vokshi.

cerrikeDeputetja Jorida Tabaku tha se “kjo është e vetmja qeveri në historinë e demokracisë që ka humbur moralin që në ditët e para të qeverisjes”. Ajo tha se qeveria dhe mazhoranca nuk mendojne për shqiptarët, për njerëzit në nevojë, por vetëm për interesat e tyre”.

Ndërsa, deputetët Arben Imami dhe Adrian Turku thanë se “ky buxhet thellon krizën dhe redukton fondin e asistencës në minimum”. Deputetët e Partia Demokratike kanë ftuan qytetarët të jenë pjesëmarrësit në protestën e 22 nëntorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.