PD denoncon drejtuesit e Policisë. Infot, nga shërbimet partnere
Partia Demokratike përmendi emrat e 8 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që – sipas saj, – drejtojnë biznesin multimilioner të mbjelljes dhe trafikimit të drogës.
Opozita thotë se denoncimi i saj bazohet në informacionin e ardhur nga shërbimet partnere, sipas të cilave, drejtuesit e Policisë së Tiranës, Vlorës, Beratit, Dibrës, Krujës dhe Burrelit menaxhojnë disa dhjetëra mijëra rrënjë kanabis.
Partia Demokratike implikoi kryeministrin Edi Rama, si përfituesin më të madh nga biznesi i kanabisit.
“Ky biznes gjigant kriminal po rritet çdo ditë për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, parà që Edi Rama planifikon t’i përdorë në zgjedhje për të blerë votat. Edi Rama i ka braktisur me kohë shqiptarët dhe interesat e tyre, ai e ka braktisur qeverisjen e vendit. Edi Rama po qeveris me krimin dhe vetëm për krimin. Droga dhe krimi nuk janë zgjedhja e shqiptarëve. Ekonomia dhe siguria e tyre po rrënohet përditë prej drogës, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Shqiptarët e refuzojnë këtë sundim mafioz dhe do ta shporrin shumë shpejt. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”, është shprehur Edi Paloka, nënkryetar i demokratëve.
Më poshtë denoncimi më i plotë:
“Ndërkohë që nuk mban asnjë përgjegjësi për faktet tronditëse që kemi denoncuar, si arratisja e shtetasit turk në sytë e policisë në Rinas dhe prania e zëvendësdrejtorit të Përgjithsëm të Policisë në pushimet e Klement Balilit, i cili kalon i qetë ditët në plazhin e Sarandës, edhe pse i kërkuar nga gjysma e policisë së europës dhe DEA amerikane, Edi Rama vazhdon të thellojë kontrollin e tij mbi territorin e drogës në vend. Dje bëmë publike një pjesë të hartës së influencës me drejtuesit e policisë që menaxhojnë drogën. Sot, po denoncojmë një pjesë tjetër, sipas informacioneve të ardhura nga shërbime partnere”, tha Paloka, para se të niste publikimin e emrave:
“Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muça, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Pezë, Prezë, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.
Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvërnec, Trevllazer. Më tej, në Risili – Llakatund – Trevllazër- Mekat – Kaninë dhe zona e tretë është Vranisht – Llakatund – Tërbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramiç – Sevaster. Vlen për t’u theksuar se zona Armen- Kocul –Selenicë – Poçem që lidhen me fshatrat e Tepelenës kontrollohen nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.
Besmir Qebini, dora e Shullazit në polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë, kur ishte në polici, ishte i përfshirë në të gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.
Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, së bashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit, ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.
Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në dibër, është Robert Aga, i përfolur në cdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyc në trafikimin e drogës.
Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.
Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.
Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë”.
Paloka tha se në ditët në vijim do të bëjë publikë të tjera të dhëna “për kontrollin e çdo pëllëmbë toke në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë”.
“Kështu e ka ngritur ai perandorinë e drogës në vend, që po mbyt ekonominë e ndershme dhe po shfrytëzon varfërinë e fshatarëve. Ky biznes gjigand kriminal, po rritet cdo ditë, për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, para që Edi Rama planifikon ti përdorë në zgjedhje për të blerë votat. Edi Rama i ka braktisur me kohë shqiptarët dhe interesat e tyre, ai e ka braktisur qeverisjen e vendit. Edi Rama po qeveris me krimin dhe vetëm për krimin. Droga dhe krimi nuk janë zgjedhja e shqiptarëve. Ekonomia dhe siguria e tyre po rrënohet përditë, prej drogës, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Shqiptarët e refuzojnë këtë sundim mafioz dhe do ta shporrin shumë shpejt”, përfundoi deklaratën e tij Edi Paloka.
Paloka.Policia shqipetare ka vetem nje gabim historik.Policia duhet te kishte djegur te gjalle familjet e nipit te hajdutit Ahmat Zogu,Nexhmije Hoxha,Fatos Nanos,Ilir Metes.Kopene e hajduterise te fashizmit te Sali Berisha,Bujar Nishanit,Jozefina topallit Kastriot Islamit Rexhep Meidanit,Nokes,Palokes,Dhe plehrat e PD fashiste qysh para dy vjetesh.