Politika

PD denoncon sërish marrëveshjen me CEZ: Do t’i kushtojë çdo qytetari 1,1 mln lekë

bodeSkandali i qeverisë në lidhje me kompaninë CEZ, siç e cilëson Partia Demokratike, do t’i kushtojë çdo qytetari 1,1 milionë lekë.

Ish-ministri dhe deputeti aktual i PD, Ridvan Bode, renditi elementë të raportit të një kompanie prestigjioze mbi pretendimet e mundshme financiare, që qeveria shqiptare do të duhej të paraqiste në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar ndaj kompanisë CEZ.

Zoti Bode ka ndarë në zëra të veçantë, sipas raportit, të gjitha detyrimet që duhet t’i kërkohen kësaj kompanie, e që sipas tij nuk janë marrë parasysh nga qeveria.

“Siç shihet pra, konsulenti ndërkombëtar përllogarit një dëm prej rreth 3 miliardë dollarë, që kompania CEZ sh.a., me mosrespektimin e kontratës së saj të privatizimit dhe keqmenaxhimin, u ka shkaktuar qytetarëve të këtij vendi. Por, kryeministri Rama dhe ministrat e tij, në vend të marrjes në konsideratë të rekomandimeve të kompanisë këshilluese ndërkombëtare, në vend të mbrojtjes së interesit publik të qytetarëve të saj, në mënyrë të pamoralshme, larg syve të qytetarëve, duke nëpërkëmbur interesat e tyre, zgjodhi rrugën e pazareve të fshehta. Përfundimi? Në vend që të kërkonte 3 miliardë dollarë, siç thotë konsulenti, pagoi edhe 95 milionë euro të tjera, pa llogaritur këtu disa dhjetra millionë euro të tjera, si taksa e detyrime fiskale të falura”, theksoi deputeti Bode.

Në këtë situatë, Bode tha se këto parà do të dalin nga xhepat e qytetarëve, në formën e çmimit të energjisë që konsumojnë, e që sipas tij shumë shpejt do të pësojë një rritje progresive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button